Marco Materazzi nuk ka ndaluar së ofenduari Juventusin, kësaj radhe me anë të fanellës festuese, duke paralajmëruar se pas një jave do të bëjë edhe një tatuazh me trofeun e Ligës së Kampionëve.
Fanella të cilën e mbajti Materazzi shfaqte mbrojtësin duke mbajtur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe fjalët ‘A e dëshironi edhe këtë?’, duke iu referuar kërkesës së Juventusit që Interi t’ia kthejë titullin e vitit 2006, pas zbulimeve të reja të Calciopolit.
“Ishte kënaqësi e madhe. Unë më në fund e fitova. Kjo fanellë prezanton përpjekjet e shumta, ditë pas dite, si në lojë ashtu dhe në stërvitje”, tha i vetmi italian që shijoi pak minuta finalen.
Materazzi që tashmë e ka të mbuluar pothuajse gjithë trupin e tij me tatuazhe, shtoi se brenda javës së ardhshme do të bëjë një tatuazh të ri me trofeun e Ligës së Kampionëve në të.