28 maj 2010
Gilardino largohet për shkak të trajnerit serb
Torino, 28 maj – Në fund të sezonit Alberto Gilardino, reprezentues i Italisë dhe sulmuesi i Fiorentinës, kishte deklaruar se nuk kërkon klub të ri pasi është i lumtur në Firence. Por, siç shkruajnë mediat italiane Gilardino e ka ndërruar mendjen pasi nga klubi është larguar trajneri i deritanishëm Cesare Prandelli (i cili ka pranuar ftesën të bëhet seleksionues i Italisë), si dhe ardhja në pozitën e trajnerit të serbit Sinisha Mihajloviç. Gilardino për këtë arsye ka vendosur ta marrë parasysh ofertën e Juventusit që ia kishte bërë kohë më parë. Në fakt torinezët ofrojnë 16 milionë euro për sulmuesin 27 vjeçar i vili gjatë karrierës së tij ka luajtur te Piacenza, Verona, Milan dhe Fiorentinë. “Edhe ne për këtë kemi lexuar në gazetë (La Republica). Kjo është një risi për ne dhe do ta analizojmë mirë”, tha Beppe Bonetto, menaxher i futbollistëve te Juventusi.