Nuk ka dy pa tre. Po nëse David Trezege në fund nuk do të largohej edhe këtë herë? Sigurisht, është e vështirë, por nëse pas Kapelos do të ishte një trajner si Rafa Benitez që do ta merrte në telefon për ta bindur për të qëndruar edhe një vit tjetër, atëherë do të ishte një problem për Juven, që për shitjen e Davidit, po punon prej kohësh.
Menaxheri i lojtarit, Antonio Kaliendo, ka kujtuar se për të arritur një marrëveshje të dyja palët duhet të jenë dakord, dhe mbi të gjitha pa harruar se Trezege pavarësisht sezonit jo të mirë të skuadrës dhe dëmtimeve të shumta që ka patur, mbetet gjithmonë golashënuesi më i mirë i Juventusit me 10 gola si Del Piero.