Me mbërritjen e Luixhi Delnerit në krye të stolit, përgjegjësit e merkatos bardhezi janë vënë në kërkim të lojtarëve të përshtatshëm për skemat e reja.
Prandaj, nevoja kryesore është për futbollistë që luajnë në krahë. Për krahun e djathtë të mbrojtjes një alternativë është zvicerani Stefan Lishtajner i Lacios, i cili kushton rreth tetë milionë euro. Kurse në të djathtë Krishito i Xhenovas është një mundësi, ashtu si Erik Abidal i Barcelonës.
Për mesfushën, një alternativë është serbi Milosh Krasiç (i cili është edhe në planet e Milanit). Largimi i sigurt i Kamoranezit dhe Salihamixhiçit në verë do të krijonin hapësirë për 25-vjeçarin që luan me CSKA Moskën. Klubi rus ka vënë një çmim të lartë, por dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në një kampionat europian, mund të bëjë që marrëveshja të arrihet për 15 milionë euro.