05 maj 2010

KB, Cannavaro: Le ta fitojmë përsëri

Kapiteni i kombëtares italiane, Fabio Cannavaro, mendon se përfaqësuesja e Italisë ka potencial për të fituar Kampionatin Botëror, me ç’rast do të përsëritej suksesi i para katër viteve.

“Ne shpresojmë ta marrim përsëri Kupën e Botës në shtëpi, këtë herë ta mbajmë atë”, është shprehur Cannavaro.

Për më shumë, Cannavaro ka thënë se planifikon të tërhiqet nga kombëtarja pas Kupës së Botës. “Ata thonë se jam i vjetër për të luajtur për kombëtaren, por paramendojeni gushtin!”, tha italiani.

Mbrojtësi Juventusit u bë kapiten i kombëtares italiane pas largimit të Paolo Maldinit në vitin 2002, duke thyer rekordin e legjendës së Milanit për pjesëmarrje në ndeshjet e kombëtares.

Në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010, në grup Italia do të laujë kundër Paraguait, Zelandës së Re dhe Sllovakisë. /