06 maj 2010
Portieri i Kaljarit - Marketi, zëvendësuesi i mundshëm Bufonit
Në rast se Bufon do të largohet në fundin e këtij sezoni, kandidati numër një për ta zëvendësuar atë është Federiko Marketi, i cili është dhe portieri i dytë i përfaqësueses. Juventus kërkon të bindë Kaljarin për 8 milionë euro plus Zebinanë, ndërsa Çelino duket se është më shumë i interesuar për bashkëpronësinë e Xhiovinkos. Ndërkohë, Angel Fabian Di Maria duket se është lojtari me të cilin bardhezinjtë do të zëvendësojnë Kamoranezin. Mesfushori 22-vjeçar i krahut, një nga lojtarët më të fortë të Argjentinës së Maradonës, ndiqet prej kohësh nga drejtuesit bardhezinj, që duket se janë gati për t’i bërë një ofertë Benfikës.