Portieri bardhezi i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë spekullimeve rreth të ardhmes së tij larg “Zonjës”: “Nuk kam kontaktuar me asnjë klub tjetër”.
“Zgjedhja ime e parë ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë Juventusi. Askush nuk mund të vërë në dyshim dashurinë time për këtë skuadër. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me klube të tjerë, nuk kam dëgjuar as për Arsenalin dhe as për ndonjë ekip tjetër që mund të jetë interesuar për mua”, sqaroi Bufon.
Më tej “gardiani” i katërkëndëshit të kombëtares italiane shtoi: “Mendoj vetëm për Juven, duam të punojmë fort për të krijuar një të ardhme më të mirë. Mbërritja e drejtuesve të rinj është mënyra më e mirë për t’u ringritur pas një sezoni për t’u harruar”.