Sulmuesi biankoner, Amauri, ka mirëpritur caktimin e Gigi del Neri si trajner i ri i Juventusit.
Braziliani shënoi vetëm shtatë gola në 40 paraqitje këtë sezon për Juventusin, që përfundoi në pozitën e shtatë në Serie A dhe do të mungojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Dua ta harroj këtë sezon dhe të dëshmoj vlerat e mia të vërteta për ata të cilët më kanë kritikuar mua dhe duan që unë të largohem. Shtypi mund të shkruajë çfarë të dojë, por askush në klub nuk më ka thënë asgjë. Nuk do të largohem, 99%”, ka thënë 29-vjeçari.
Amauri po ashtu ka komentuar ardhjen e ish-trajnerit të Sampdorias, Del Neri, i cili do të pasojë Alberto Zaccheronin në stolin drejtues të Juves në sezonin e ardhshëm.
“Kam raporte të mira me Del Nerin. Ne kemi punuar së bashku në Chievo në vitin 2003 dhe 2004. Nga ajo sa di, ai llogarit në mua dhe kjo më jep një motivim shtesë për të punuar më shumë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Amauri.