Pas disfatës së Liverpulit kundër Çelsit, trajneri Rafa Benitez thyen heshtjen në mënyrën më të bujshme.
Tekniku spanjoll deklaroi divorcin me klubin më të lavdishëm britanik, menjëherë sapo të përfundojë edhe java e fundit e këtij sezoni. Benitez, për situatën e nderë tek Liverpuli, ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj pronarëve Hicks dhe Gillet.
“Premtimet e pambajtura nga këta të dy më kanë detyruar të marr vendimin për largim”, deklaroi Benitez në deklaratën e fundit.
Rafa Benitez pritet të drejtojë skuadrën italiane të Juventusit sezonin e ardhshëm, ndërkohë që pritet edhe shpërbërja e skuadrës, duke filluar nga yjet Torres dhe Xherard.