29 janar 2009

Bogdani refuzon QPR

Sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, e ka refuzuar ofertën e Queens Park Rangers të cilët bëjnë gara në Ligën Championship, njofton "Sky Sports", megjithatë transferimi i tij në Angli është i mundur.
Shtatlarti i Kombëtares shqiptare është i kërkuar nga dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio, ndërsa ai ka shprehur dëshirën të transferohet në Ligën Premier. Hull City dhe Fulhami janë dy skuadrat të cilat dëshirojnë shërbimet e 31-vjeçarit shqiptar, ndërsa edhe Bogdani është shprehur i interesuar të largohet nga Italia ku ka qëndruar më se dhjetë vite dhe ta sfidojë veten në ndonjë ligë tjetër.