Në konferencën e tij për shtyp, trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni ka deklaruar para ndeshjes kundër Catanias se ai pret më shumë nga Juventus.
” Shpresoj se Juve do të vazhdoj me formën si në ndeshjet e kaluara, ku filluam kundër Cagliarit dhe Interit, ndaj të cilit edhe pse humbëm, performanca ishte pozitive”,deklaroi për Il Corrierre dello Sport.
“Pastaj u dëshmuam kundër Barit. Pres më shumë”, ishin disa nga fjalët e Zaccheronit.
Gjasat për kualifikim të Juves në CL, u shembën javën e kaluar, ku Sampdoria vazhdoi me formë cilësore duke mposhtur Romën.