02 maj 2010
Juvja, 80 milionë euro për merkaton
Pas zyrtarizimit të presidentit të ri, Andrea Anjeli, Juventusi është gati të investojë 80 milionë në merkato. Këtë e ka bërë të ditur pikërisht presidenti i sapoemëruar i Fiat-it, Xhon Elkan: “Do të vëmë në dispozicion të skuadrës 80 milionë euro”, ka thënë ai. Fjalë të rëndësishme që do të vënë në duart e Benitezit parà të freskëta për t’u shpenzuar. Dhe objektivat njihen prej kohësh: nga Torres tek Kajt (emri më konkret), duke kaluar nga Maskerano dhe Dzeko. Për mbrojtjen po mendohet për 21-vjeçarin Kjaer të Palermos, për të cilin interesohen edhe shumë klube të tjera jashtë dhe brenda Italisë.