16 shkurt 2010

Zidane: Lyon do t’ia nxij jetën Realit

Zinedine Zidane ja ka tërhequr vërejtjen Real Madridit që të pres lojë të vështirë ndaj Lyonit, edhe nëse francezët nuk janë duke kaluar në formën më të mirë.
Duke folur për Real Madrid TV, Zidane tha: “ Ai nuk është Lyoni i njëjtë, që ka fituar shtatë tituj.”
“ Real Madridi duhet të ketë kujdes nga ata, sepse kjo është ndeshja kryesore e vitit pë rata. Ata duhet të luajnë në stilin më normal të tyre.”
“ Do të jetë ndeshje e madhe. Do të ketë shumë entuziazëm për atë.”
“ Shumë njerëz do të shkojnë ta shikojnë, dhe do ta shikojnë në TV.
“ Real Madridi është mësuar këso lloj ndeshje.”
“ Shpresoj se Reali do ta fitoj titullin e dhjetë.”
“ Do të jetë vështirë sepse ka shumë ekipe të mira, por ata po luajnë mirë.” Përfundoi Zizou.