16 shkurt 2010

Priten 80.000 të pranishëm në San Siro

Priten 80.000 të pranishëm në San Siro
Janë shitur rreth 80.000 bileta për ndeshjen e sotme mes dy ekipeve gjigante Milan dhe Manchester United.
Il Corriere dello Sport ka mësuar se Milani ka përfituar financiarisht një rekord prej 3.763.560 € nga biletat e blera, për ndeshjen e parë të raundit të dytë në Champions League.
Rreth 300 gazetarë nga e gjithë bota kanë qenë të akredituar së bashku me 90 fotografë. Ndeshja do të transmetohet në rreth 50 shtetet të ndryshme të botës.
Rrethr 4.000 tifozë të United do të mblidhen në San Siro, për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemres, gjithashtu pritet të jetë prezent edhe kryeministri i Italis Silvio Berlusconi, që njëkohësishtë është edhe president i ekipit të Milanit.