Juventusi është interesuar për Adrianon, por agjenti thotë se asnje interesim zyrtar nuk është bërë ende.
Juventusi ka hyrë në garë për sulmuesin e Flamengos Adrianon, por agjenti i lojtarit Gilmar Rinaldi thotë se ende nuk është asgjë zyrtare.
Sipas Il Corriere Dello Sport presidenti i Juventusit ka udhëtuar në Brazil për çështjen e Adrianos.
Për Adrianon janë të interesuar Milani dhe Roma, por Rinaldi shprehet ndryshe.
“Unë nuk kam dëgjuar nga ndonjë ekip italian ndonjë interesim zyrtar, dhe unë nuk kam biseduar me Adrianon, por unë mund të konfirmoj se ai kërkohet nga klube spanjolle dhe Italiane. “ tha Rinaldi për Calciomercato.it.
“Ne do të bisedojmë për të ardhmen e Adrianos në prill. “
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.