16 shkurt 2010

“Runi më i miri? Unë kam Drogbanë”

Trajneri i Çelsit, Karlo Ançeloti, komenton ngjarjet e fundit në klubin “blu” dhe sfidat në Champions
Për gjithçka që e pyesin, ai përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mbron Eshli Kolin dhe Xhon Terri, pavarësisht nga skandalet jashtë fushe, dhe mendon se Didië Drogba është i vlefshën po aq sa Uejn Runi. Kjo që qenë intervista e Karlo Ançelotit, ku nuk mungon komenti për sfidat italo-angleze në Ligën e Kampioneve…Zoti Ançeloti, a i keni dëgjuar të rejat e fundit për Eshli Kol?Ka dëmtuar kaviljen e majtë.
Po të rejat e tabloidëve?
Një tjetër skandal? Një tjetër femër? Jo, nuk më kanë thënë gjë (dhe qesh).Gazeta “Sun” thotë se Eshli i ka bërë vetes me celular disa foto para pasqyrës ashtu si e ka lindur e ëma. Më pas fotot i kanë shkuar një modeleje, e cila i është përgjigjur me një video provokuese të bërë vetë. Por Kol thotë se ia ka dhënë celularin një shoku, i cili ia ka nisur asaj modeles, duke u hequr si Eshli Kol…Nuk më intereson jeta private e lojtarëve, por vetëm ajo profesionale. Nga ajo që shoh në fushë, lojtarët e mi janë në rrugë të drejtë.
Po kavilja?
Eshli është operuar tashmë, si pasojë e dëmtimit të marrë në përplasjen me Donovanin e Evertonit.Goditje e rëndë për Çelsin dhe Anglinë e Kapelos.E rëndë për Çelsin. Eshli është shumë i rëndësishëm për ne. Por për fat të mirë kemi Zhirkovin, një tjetër mbrojtës shumë i mirë në krah të majtë. Kol do të jetë gati pas tre muajsh, mund të shkojë në Botëror, ndërsa në Ligën e Kampionëve do të mungojë.
Po Xhon Terri?
Që prej tri ditësh është në Dubai, te gruaja e tij. Pas humbjes 1-2 me Evertonin, i thashë: “Je i lodhur, çlodhu pak.” Nuk besoj se e ka ndier shumë peshën e thashethemeve në gazeta, por atë të 41 ndeshjeve të luajtura po.
A do të jetë kundër Interit në “San Siro”?
Do të jetë më datë 20 kundër Volvesit.- Duket se i lodhur nuk është vetëm Terri. Keni humbur pesë pikë në tri ndeshje të kampionatit.- Por jemi në krye. U mundëm nga Evertoni sepse ndoshta nuk e morëm mirë veten pas fitores 2-0 ndaj Arsenalit. Më shqetësojnë dëmtimet.- Interin në Itali nuk e ndal askush.¬- Në Itali nuk e ndalin dot sepse është skuadra më e fortë. Me epërsinë që ka krijuar mund të përqendrohet në Ligën e Kampionëve.
- Po ndeshja Milan Mançester Junajtid si del?
- Teorikisht Milani ka më shumë probleme se Junajtid, por është një skuadër për Champions. Sigurisht që mund të japë maksimumin në ndeshje të tilla.- Por Junajtid ka Runin, një ndër sulmuesit më të mirë në botë.- Eshtë sulmuesi më i mirë i Junajtid, kampion, klas i lartë, jo vetëm goleador, por edhe lider. Luan në çdo rol. Por unë kam Drogbanë dhe e ruaj me fanatizëm.