25 shkurt 2010

Rihapet gara për titull në Serie A

Rossonerët kanë shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen e mbetur nga java e 17-të në Serie A, si mysafirë të Fiorentinas.
Ish- sulmuesi i Milanit, Alberto Gilardino, kaloi Violan në epërsi dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Milani u tregua i efektshëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht, pas një kombinimi me Ronaldinhon, Klaas-Jan Huntelaar barazoi rezultatin (81’).
Ndërsa për fitoren e kuqezinjve u kujdes Alexandre Pato, i cili shënoi në minutat shtesë të takimit (90’+2), ndërsa edhe në këtë gol ishte i përfshirë lojtari më i mirë në ndeshje, Ronaldinho.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngushton diferencën në katër pikë me Interin, dhe tash mund të thuhet se gara për titull është rihapur.