Athinë, 24 shkurt - Olympiacos nuk e ka gëlltitur dot humbjen e djeshme në ndeshjen kundër Bordeaux, duke bërë me faj arbitrin e takimit, anglezin Webb.
Sipas skuadrës helene, ai anuloi padrejtësisht golin e minutave finale të shënuar nga Enzo Maresca. “Besoj se gaboi kur anuloi golin”, shprehet vete futbollisti. Ndërsa shoku i tij i skuadrës Vasillis Torosidis flet edhe me ashpër.
“Ndoshta ai mendonte se po drejtonte një ndeshje të kampionatit britanik, por Bordeaux është një skuadër franceze. Ndoshta Webb ishte një tifoz i zhirondinëve që fëmijë. Për fat të keq ky është futbolli dhe këtë herë ishim në që pësuam një padrejtësi”, thekson mbrojtësi bardhëkuqe.
Olympiacos u mund 1-0 në Athinë dhe tashmë është pothuajse jashtë çerekfinaleve të Champions League..