Ende nuk kam dhënë asnjë gol, prej se jam në Real. Më jep ta shënoj golin e parë. Më jep”, kështu e ka lutur Alonso Ronaldon. Në javën e 23-të të Kampionatit spanjoll, të dielën, Reali i Madridit ka shënuar një fitore të lehtë me rezultat të thellë, 6:2, duke e mundur në fushë të vet, Villarealin, kështu që ata përsëri kanë ardhur në një distancë minimale prej dy pikëve prej Barcelonës. Nga dy gola kanë shënuar Kaka dhe Gonzalo Higuain, një Cristiano Ronaldo dhe një tjetër gol Xabi Alonso për rezultatin përfundimtar 6:2. POr çfarë i ka paraprirë golit të fundit, ka zbuluar televizioni spanjoll “Canal +”.
Xabi Alonso: Cris, më jep topin, më lejo që unë ta shënoj penaltinë.
Pas kësaj kërkese Ronaldo nuk ka qenë shuam i interesuar. Por Xavi ka insistuar:
Xabi Alonso: Nuk kam shënuar asnjë gol që kur jam te Reali. Më jep ta shënoj golin e parë. Më lejo.
Cristiano Ronaldo: Jo. Po ta jap fjalën se penaltinë të parë të ardhshme do ta ekzekutosh ti.
Xabi Alonso: Jo, ndalu. Më jep topin! Më dëgjon, më jep topin.
Pastaj reprezentuesi spanjoll ia ka marrë topin Cristiano Ronaldos, e ka vendosur në pikën e bardhë dhe ka shënuar për 6:2. Portugezi ka reaguar duke mos e uruar Xabin për golin e shënuar, por e ka pritur fundin me ngulm.