Stadiumi Olimpico de Luzhniki ishte arena e përballjes së parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërmjet CSKA Moskës dhe Sevillas.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma nuk dha fitues, pasi që dy skuadrat shënuan nga një gol.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët, të cilët me golin e Negredos (25’) vendosën rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Disa minuta brenda gjysmës së dytë (66’), vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në 1-1, ndërsa realizues ishte Mark Gonzalez.
Ky barazim më shumë i konvenon skuadrës spanjolle, kur dihet se ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë para tifozëve të vet.