Londër, 24 shkurt - Didier Drogba vazhdon t’i dërgojë mesazhe teknikut holandez, Guss Hiddink për të marrë drejtimin e Bregut të Fildishtë në Botërorin 2010...
Sulmuesi i Chelsea që ka kujtime të bukura me holandezin, kërkon që ai të ulet në stolin e “Elefantëve” për evenimentin e qershorit. “Është e vërtetë që kam mundësi të drejtoj Bregun e Fildishtë. Drogba ma ka kërkuar dhe federata është dakord. Duhet të zgjidh disa gjera para se të marr një vendim përfundimtar”, u shpreh Hiddink.
Deri në muajin qershor ai ka një kontratë me Federatën Ruse, ndërsa në gusht do të marre drejtimin e Turqisë.