24 shkurt 2010

United gati për Villën

Manchester United është në përgaditje të një oferte verore për super sulmuesin e Valencias David Villa, sipas një raporti të The Daily Mirror.
Sir Alex e ka obliguar të emëruarin e tij për mardhëniet me jashtë vëllaun e tij Martin, që të kujdeset për këtë çështje.
Djajtë e kuq duket se do të ofrojnë paratë e kërkuara nga Valencia, që llogaritet të jetë në regjionin e 50 milion eurove, pasi që Ferguson dëshiron të shes Berbatovin dhe të investoj në një sulmues të klasit botëror.
Sipas tabloidit britanik United i ka paratë për ta kryer këtë transferim.
Villa do të mund të lëkundej nëse Valencia nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.