24 shkurt 2010

Guardiola: Stuttgart meritoi fitoren

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola tha se rezultati për të është shumë i mirë, edhe pse jo i merituar, pasi që Stuttgart sipas strategut më të mirë në botë ishte skuadra që e meritoi triumfin.
“ Ne nuk ishim shumë të mirë kur humbëm posedimin. Sergio Busquets dhe Xavi ishin të humbur. Ne u përmirësuam pas pushimit dhe goli i Ibrahimovicit na qetësoi edhe pse ne dëshironim më shumë.”
“ Ne nuk mund të jemi të sigurtë për kualifikim. Ne duhet të luftojmë sepse ekipet janë të vështira. Nëse nuk jeni të mirë, atëherë konsekuencat do të jenë të mëdha. Ky është raundi 1/16 i Ligës së Kampionëve.”
“ Rezultati ishte i mirë por si u arrit jo. Ne duhet të përmirësohemi nëse dëshirojmë të përsërisim suksesin.” Deklaroi Guardiola.