Londër, 24 shkurt - Sot është një nga elementët më të rëndësishëm të Manchester United, por nuk ka qenë i tillë 18 muaj më parë....
Mesfushori Darren Fletcher ka deklaruar se një vit e gjysmë më parë po mendonte largimin nga “Old Trafford”, por shtoi se ishte tekniku skocez ai që e bindi të qëndronte.
“Kisha edhe një vit kontratë dhe nuk e dija nëse do ta rinovoja. Por Ferguson erdhi tek unë dhe më bindi që të qëndroja. Më bëri të kuptoja se kisha një të ardhme tek Manchester United. “Dua të lë një shenje të madhe tek kjo shoqëri”, shprehet Fletcher.