Londër, 24 shkurt - Carlo Ancelotti është rikthyer në “San Siro”, por këtë herë si një kundërshtar.
Tekniku i Chelsea u duk i qetë në prag të sfidës kundër Interit, duke theksuar se do të jetë një ndeshje e ekuilibruar. “Mundësitë janë 50 me 50 sepse përballen skuadra të ngjashme dhe me shumë dëshirë për të fituar. Do të jetë një betejë e bukur që do ta luajmë me fair play”, thekson Ancelotti. Në vijim, ai ka thënë se skuadra është e bashkuar dhe skandalet e Ashley Cole apo John Terry nuk kanë ndikuar aspak në harmoninë e grupit....
“Në Itali ka një interes të madh për këtë ndeshje sepse luajnë dy skuadra të mëdha. Duam të luajmë ndeshjen tonë me një intensitet të madh”, shton tekniku italian. Në vijim ai ka pranuar problemet që ka skuadra në krahun e djathtë me mungesën e Belletit, por atë e shqetësojnë edhe mungesat e Cole e Zhirkov.