01 shkurt 2010

Xavi atakon Realin

Mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez i është përgjigjur mediave për spekulimet e fundit se referët në spanjë favorizojnë Barcelonën.
Goli i shënuar nga Pedro ishte nga një pozitë tejet e dyshimtë, duke zgjuar polemika në tërë Spanjën.
Duke folur për TV3 dhe emisionin Hattrick, njeriu i Barcelonës atakoi skuadrën mbretërore.
“ Në Madrid duhet të shesin gazeta. Goli i Pedros nuk ishte nga offside dhe nuk ishte akorduar një penalti ndaj Zlatan Ibrahimovicit, por askush s’flet për këtë. “
“ E vërteta është se Barcelona është pesë pikë para Real Madridit dhe kjo nuk po pritet mirë në Madrid.”
“ Reali është i fortë, por nuk e ka filozofinë tonë, lojën ekipore dhe stilin tonë. Ata kanë lojtarë të mirë si në mbrojtje si në sulm dhe do të luftojnë deri në fund.” Përfundoi Xavi.