Kontrata e Franck Riberys skadon në verën e vitit 2011 dhe Bayern dëshiron të rinovoj. Ribery nuk po e bën dot këtë gjë dhe sipas bashkëlojtarit të tij Ivica Olic, Bayern i ka dhënë ultimatum Riberys.
Olic thotë se Bayern i ka dhënë ultimatum Riberys, ose të nënshkruaj në Mars ose do të largohet nga skuadra e parë e Bayernit për pjesën e mbetur të sezonit.
“ Franck Ribery ka patur ca probleme në filim të sezonit me Lous Van Gaal. Tani Bayerni i ka dhënë atij ultimatum. Ose ai nënshkruan kontratë në Mars, ose trajneri më nuk do ta llogaris më atë.”
“ Personalisht mendoj se Ribery është lojtar më i mirë se Robben,m edhe pse Robben ështe lojtar i madh. Ai është më profesionist se Ribery.”
“ Van Gaal di të jetë trajner i çuditshëm. Ne e analizojmë secilën ndeshje dhe ai dëshiron që ne të mendojmë për futboll. Ne bëjmë praktikë në secilën stërvitje, dhe duhet të jepni 100 % për të hyrë në formacionin bazë.” Deklaroi Olic.