Los Blancos janë më në fund në binarë, dhe LajmeSport.com hedh një shikim prapa tek ndeshja e Real Madridit me Deportivo La Corunën dhe gjasat e Realit kur luan pa Ronaldon…
Para së gjithash, para se të hapim grykat tona të shpërthimit të argumenteve të këtij debate, duhet të sqarojmë çështjen Guti, që para pak ditësh spekulohej për largimin e tij tek Inter, kurse ua mbylli gojën të gjithëve të shtunën rreth orës 22:15 minuta.
Për ata që nuk e kanë parë asistimin e Gutit, nuk dua të humb kohë duke e përshkruar atë, pasi që nuk do të ishte e drejtë. Por, mjafton të them se ky padyshim mund të jetë asisti i vitit, pasi që është më i bukuri prej asisteve, dhe më i paparashikueshmi, të cilit ju bashkua dhe asisitimi i Jesus Navas 24 orë më vonë për Alvaro Negredon, të cilët ndihmuan Sevillën ta gjunjëzoj Valenciën.
Këto fakte më lartë, na shpiejnë përsëri në diskutimet për futbollin kolektiv. Përsëri, për ata që nuk e kanë parë ndeshjen Depor vs Real të shtunën, los blancos shfaqën një paraqitje të klasit të parë në pjesën e parë, duke luajtur me disa pasime sublime me një prekje në hapësirë të vogël, duke e kontrolluar lojën me këto pasime. Dhe ata për mua janë shfaqur më efektiv në sulm, pa Cristiano Ronaldon.
Pas gjithë asaj rëmuje për kartonin e kuq të portugezit dhe suspendimin e tij, duket se Reali nuk pati nevojë për njeriun 94 milion euro për të shuar tabun 18 vjeçare dhe të gjashtë humbjeve radhazi në Riazor.
Por, a ishte kjo një dëshirë e Realit për të përfunduar tabun në Riazor, ose plotësimi i mungesës së Ronaldos? Apo vërtetë Reali po luan më mirë pa Ronaldon?Mos haroni, Manuell Pellegrini nuk mundi të llogariste në një sërë lojtarësh kyç si Gonzalo Higuain dhe Lassana Diarra pa të cilët është dashur të luaj një lojë krejt në sulm krejt në mbrojtje. A është ky një rast që tregon se trajneri ka shumë kuzhinierë kur ka të gjitha yjet në kuzhinë?
Fakti që Kaka, për dikë, ishte jobefasisht lojtari kryesor i Merengezëve në udhëtimin në Deportivo, tregon mjaft për mbajtjen e topit nga Kaka kur Ronaldo luan. Braziliani nuk u turpërua që të shtrij autoritetin e tij gjithandej fushës, duke i treguar se kush është mjeshtri, duke lëvizur në gjithë mesfushën, dhe duke ndëruar anët, apo duke u ndalur në qendër. Kjo është diçka të cilën Kaka nuk e ka luksin e njëjtë kur luan Ronaldo, pasi që duket se CR9 është ai që vendos se kur duhen ndëruar anët.
Ronaldo padyshim se pas rikthimit nga lëndimi është bërë një lojtar ekipor. Madje ai ishte përfshirë në disa gola kolektiv në fillim të sezonit. Por, presioni dhe pritjet nga Ronaldo janë aq të mëdha, sa që ai duhet patjetër të shënojë super gola personal. Kur lojtarët tjerë shohin këtë, atëherë ata ja pasojnë bossit topin dhe presin që ai të shfaq magjinë e tij. Prezenca e Ronaldos dhe kjo lojë e tij, lejon që kundërshtarët të grumbullohen më mirë në mbrojtje, rasti më i fundit, Athletic Bilbao javë më parë.
Por, pa Ronaldon Reali definitivisht luajti më mirë në Galici ndaj La Corunës.Ndoshta CR9 është produkt i premier ligës, kur tërë kohën vrapon dhe shfaq aksione individuale të shpejta të cilët përfundojnë me gol.
Goli i dytë i shënuar nga Benzema, ai me atë asistin e Guttit, ishte një shembull perfekt i shkëlqimit të një kundërsulmi të cilit nuk i nevojitej një lojtar që vrapon 60 metra për 20 km/h dhe i kalon një numër mbrojtësish.
Filloi me Casillasin i cili e gjuajti topin te Benzema, që e dërgoi te Kaka, e ky i fundit e lëshoi atë te Guti, që lancoi atë super asistim nanometrik te këmba e Benzemas që nuk e pati të vështirë të shënoj. Dhe këtu nuk i janë nevojitur asnjë lojtari më shumë shpejtësi se sa një vrapim normal në natyrë.Kjo nuk u dha mundësi vendasve të mendojnë se si të mbrohen, ashtu siç do të kishin të bënin me Ronaldon.
Futbolli është një lojë shumë interesante, sidomos kur Real Madridi është i përfshirë. Ronaldo nuk arriti të jetë i përqëndruar gjatë gjithë javës nga tifozët dhe mediat, pasi që njeriu i vetëm për të cilin është folur, ishte Guti.