16 shkurt 2010

Vieira: Siti ishte zgjedhja e duhur

Patrik Vieira ka pohuar se nuk ka pasur nevojë për këshillat e trajnrit të Francës, Rajmond Domenek, që të vendoste për t’u transferuar te Mançester Siti, ku ka më shumë mundësi për të luajtur dhe për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2010. Disa ditë pasi ai luajti ndeshjen e tij të parë për Sitin, emri i tij nisi të përmendej sërish në nivelet më të larta të futbollit dhe shihet si pretendent për t’u grumbulluar në përfaqësuese. Këtë ka kërkuar edhe Vieira, duke qenë se ai e la Italinë pikërisht për të shkuar në Afrikën e Jugut. Por vendimi i tij për të kaluar te Siti ishte i prerë.
Edhe pse skuadra e Sitit do të luajë një ndeshje të dytë në “Britannia Stadium”, më 24 shkurt, për Kupën e Federatës pas barazimit me Stokun, Vieira është i bindur se Siti është në prag të arritjes së gjërave të mëdha. “Jam 100 për qind i sigurt që bëra zgjedhjen e duhur. Nuk kam dyshime për ktë. Vendosa të vija këtu sepse besoj në kualitetin e lojës së kësaj skuadre dhe të lojtarëve të saj. Pas një muaji, kam më shumë besim. Lojtarët këtu kanë urinë për sukses dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Por, që të shkoj në Kupën e Botës, që është edhe synimi im, duhet të luaj sa më mirë me Sitin”, ka thënë Vieira.