16 shkurt 2010

Van Persi, i dashuruar me Arsenalin

Ditët e fundit është bërë e ditur se Robin van Persi ka refuzuar kërkesat e skuadrave të tjera për shkak të dashurisë ndaj këtij klubi. Katër skuadra: Çelsi, Mançester Siti, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesimin e tyre për holandezin. Ai ka thënë: “Nuk është e lehtë të largohesh nga Arsenali.” “Topçitnjë” nuk kanë fituar trofe që prej vitit 2005, kur fituan Kupën e Federatës, dhe kjo është kupa e vetme e fituar nga Van Persi me këtë klub. Statistika të tilla i shtynë disa lojtarë, si Matië Flamini, që të largohen. Por Van Persi, që u ble nga Fejnordi në vitin 2004, ka thënë: “Eshtë gjë e mirë që katër skuadra ishin të interesuara për mua, por unë i refuzova.
Edhe nëse dëshiron të largohesh si lojtar, nuk është e lehtë, sepse Arsenali të bën për vete dhe kur shkon te kjo skuadër, shkon me zemër.” Van Persi nuk luan që prej nëntorit për shkak të një dëmtimi në këmbë dhe nuk është duke e marrë veten aq mirë sa shpresohej. “Çdo gjë fillon me përgatitjen fizike dhe disa lojtarë janë shumë me fat. E urrej këtë gjendje, por nuk kam çfarë të bëj sepse kjo është situata ime. Kur sheh lojtarë të mëdhenj, ata janë përherë në formë. “Kur luan 50 ndeshje në sezon, mund të shënosh më shumë gola dhe të japësh më shumë asiste, duke u bërë shumë i rëndësishëm për skuadrën.”