Vëllaznimi është përforcuar të martën me dy futbollistë nga Maqedonia. Klubi gjakovar ka transferuar mbrojtësin Shaqir Rexhepi dhe sulmuesin Suaib Mustafa. Këtë lajm e ka bërë të ditur trajneri i kuqezinjve, Ajet Shosholli.
“Sot arritëm marrëveshje me mbrojtësin nga Tetova, Shaqir Rexhepi, i cili më parë ka luajtur tek Shkëndija e Tetovës, Renova, dhe së fundmi ishte pjesë e Sllobodës së Tuzllës. Ai ishte edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë.
Kurse, Suaib Suaib Mustafa është mesfushor ofanziv, por mund të luajë edhe si sulmues. Ai ka luajtur te Shkëndija të Tetovës, por në të kaluarën edhe në Turqi”, theksoi Shosholli. Gjakovarët më herët janë përforcuar edhe me Erdin Hashanin (KEK), Ertan Hasan (Prishtina) dhe Labinot Efendinë (Besa).