24 shkurt 2010

Afrika e Jugut, ende s’është e gatshme

Sekretari gjeneral i FIFA-s, Jerome Valcke, ka thënë se Afrika e Jugut nuk është ende e gatshme për ta pritur Kampionatin Botëror.
Ai po ashtu thotë se nuk e di ende se ku do të vendosen 32 delegacionet e ekipeve pjesëmarrëse gjatë këtij turneu prestigjioz. FIFA e kërkonte listën e kampeve të trajningut të kompletuar të martën, por këto plane janë shtyrë, pasi që ekipet ende janë duke i ndërruar planet e tyre në vazhdën e Botërorit, që zhvillohet në periudhën 11 qershor-11 korrik.
FIFA nuk ka konfirmime ende nga Anglia, e cila pritet të vendoset në bazën e Royal Bafokeng Sports Campus afër Rustenburg. FIFA po ashtu është e frustruar me faktin se Algjeria, që bën pjesë ne Grupin C, ka njoftuar të martën se ak vendosur të zhvendoset në një kompleks të ri hotelier.