16 shkurt 2010

Van Persi: Kam refuzuar ofertat nga Chelsea dhe City

Sulmuesi holandez i Arsenalit, Robin Van Persie (26) ka zbuluar se verën e kaluar kishte oferta joshëse nga Chelsea dhe Manchester City, por megjithatë vendosi të qëndrojë edhe mëutje në klubin nga i cili erdhi në vitin 2004 nga Feyenoordi. “Është mirë që më kanë kërkuar skuadra të mëdha, por në fund unë duhej t’i refuzoj ato. Nuk është e lehtë të largohesh nga Arsenali. Edhe nëse do të donit të shkoni, nuk është e lehtë, sepse ju jeni të lidhur me zemër në këtë klub”, tha Van Persi për Neës of the Ëorld. Van Persi ka tërhequr interesin e gjigandëve italian Juventus dhe Inter, por në fund vendosi për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare sipas të cilës do të fitojë rreth 70.000 funta në muaj. Holandezi aktualisht nuk është duke luajtur për shkak të lëndimit të ligamenteve në kyçin e këmbës. Lëndimin e pësuar më 14 nëntor të vitit të kaluar në një ndeshje miqësore kundër Italisë me ekipi holandez, rikthimi i tij është parashikuar për në prill. “Kur i shihni lojtarët më të mirë në botë, ata janë gjithmonë të shëndoshë, gjithmonë të gatshëm. Kur ju luani 50 lojëra në një sezon, ju keni mundësi për të arritur gola më shumë dhe të jepni më shumë asistime, që do të thotë që ju jeni më të rëndësishëm për ekipin”, tha Van Persie.