16 shkurt 2010

Eriksson ia fal 2.3 milionë euro Notts Countyt

Pagesa e dëmshpërblimeve shpeshherë është problem kryesor në botën e biznesit dhe sportit në përgjithësi. Por, drejtori i deritanishëm sportiv i skuadrës angleze të Notts Contyt, Sven Goran Eriksson kjo nuk ka paraqitur problem. Në fakt, trajneri suedez, pasi ishte larguar nga kreu i skuadrës, ka vendosur që t’ia fal borxhin të cilin ia kishte pronari i deritanishëm Ray Trew. Pas shkëputjes së kontratës, Erikssonit i kishin takuar dëmshpërblim 2.3 milionë euro, por suedezi nuk i ka pranuar. Ish-pronari i klubit, Peter Trembling ia kishte besuar suedezit detyrën që ta kthejë skuadrën në vendin më të mirë. Trembling kishte probleme me sponsorizimin e Munto Finance, kurse Eriksson largohet nga klubi faqebardhë.