16 shkurt 2010

Drogba: U kërkoj falje gjithë tifozëve të Bregut të Fildishtë

Didier Drogba, lojtari më i mirë në Kombëtaren e futbollit të Bregut të Fildishtë, u kërkoi falje tifozëve të ekipit të tyre pas mossuksesit në Kupën e Kombeve të Afrikës që u mbajt gjatë muajit janar. Në garat në Angolë kjo Kombëtare ishte si favorit për trofeun, por kishin rënë në çerekfinale pas minutave shtesë kishte fituar Kombëtarja e Algjerisë. “Unë i kërkoj falje çdo tifozit tanë. Jemi eliminuar dhe nuk ikim prej këtij vendimi. Megjithatë, mendoj se do të përgatitemi më mirë për në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut, sidomos në aspektin mental duhet t’i përmirësojmë disa gabime. Desha t’i porosis tifozët tanë të mos humbin shpresat në skuadrën tonë. Kemi një test përmirësues dhe do ta kalojmë atë”, tha Drogba.