16 shkurt 2010

Rooney: Më vjen të vjell kur e mendoj Romën

Wayne Rooney, futbollisti anglez 24 vjeçar, këtë sezon është udhëheqës absolut me gola te Manchester United. Në 26 ndeshje të këtij sezoni në Premier League, Rooney ka shënuar 21 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në kampionat. Ai është futbollisti kryesor te “djajtë e kuq” të cilët sonte në kuadër të Ligës së Kampioneve do të takohen me Milanin në San Siro. “Dy vite, dy përvoja. Kështu ka qenë në Ligën e Kampioneve. Para dy viteve kur e kemi fituar Chelsean në finalen e Moskës, me të vërtetë kam ndjerë kënaqësinë më të madhe në karrierë. E kisha ndjerë se do ta fitojmë këtë ndeshje. Vitin e kaluar shkuam deri në fund, por humbëm në finale Barcelona 2:0 në finalen e zhvilluar në Romë”, tha Rooney. Sipas tij, “më vjen të vjell, të qaj e të mërzitem kur e kujtoj atë finale në Romë”, tha Rooney. Por, këtë sezon Rooney dhe bashkëlojtarët e tij kanë një mundësi të re që të fitojnë kundër Milanit. “Ata, Milani, janë një skuadër shuam e fortë. Është vështirë çdoherë t’i mposhtish ata”, tha në fund Ronney.