16 shkurt 2010

Drogba fton Hiddinkun në karrigen e kombëtares së Bregut të Fildishtë

Me deklaratën e së shtunës se Guss Hidink nuk do ta prolongojë kontratën me reprezentacionin rus, shumë federata futbollistike janë alarmuar dhe janë vënë në lëvizje për të parë këtë trajner të shkëlqyeshëm në radhët e veta. Tashmë është e njohur se Nigeria dëshiron ta ketë afër, njësoj si dhe Koreja e Veriut. Por, duket se në këtë garë do të aderojë edhe kombëtarja e Bregut të Fildishtë. Kohë të gjatë është duke u folur për ndërrimin e boshnjakut Vahid Halilhoxhiqit, ndërsa mediumet në disa raste kanë përmendur zëvendësimet e mundshme për këtë funksion. Në këto raporte kanë qenë të shënuara emra të njohur si ai i belgut Eric Gerets, si dhe francezit Philippe Troussier, por sipas shkrimeve të “De Telegraaf”, në konkurrencë do të mund të aderojë edhe ish menaxheri i Chelsea. Theksohet se ideja që Hiddinku të marrë timonin e Bregut të Fildishtë, ka qenë e Didier Drogbas, sulmuesi i ekipit londinez nga ky vend. Ai këtë e ka bërë në emër të Federatës futbollistike të Bregut të Fildishtë.