16 shkurt 2010

Ancelotti: Chelsea nuk do të fitoj CL

Trajneri i Chelseat Carlo Ancelotti ka deklaruar se trifumfi në Ligën e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më i vështirë për shkak se skuadrat tjera janë përforcuar.
“ Ne jemi në fazën e Ligës së Kampionëve që të jep adrenalinë. Liga e Kampionëve më herët ishte më e lehtë për tu fituar, sot është pothuajse e pamundur.”
“ Mourinho pati të drejtë kur tha se ajo është garë e detajeve. Gjithçka varet nga fati.’
“ Por, ne do të hyjmë me ekipe të barabarta ndaj Interit, ashtu si në derbit della Madoninna më herët.”
Ancelotti pajtohet me Mourinhon kur ky i fundit tha se Chelsea është ende i tij.
“ Ai ka të drejtë kur thotë se Chelsea është ende i tij pasi që shumicën e lojtarëve i ka sjellur ai.”
“ Nuk mendoj se beteja do të jetë mes meje dhe Mourinhos, por mes lojtarëve.” Ka thënë Ancelotti.