Te nderuar Vizitor te GRANDEJUVE-s, ju kerkojm falje qe nuk kena arritur keto dy dite te postojm Lajme edhe njeherit ju tregojm se Arsyja e mos postimit te Lajmeve eshte vizita e Milaimit ne Gjermani dhe nuk po kemi kohe edhe aq shume mirpo permbledhjen e Lajmeve do te mundohemi qe ta postojm cdo nat sipas mundesive dhe sipas kohes qe na premton...
Me respekt nga Grande Juve - ADMIN BESSI
Palermo konfirmon interesimin për Behramin
Palermo ka konfirmuar planet për të transferuar mesfushorin kosovar të West Ham United, Valon Behrami.
Agjenti i lojtarit zbuloi javë më parë se klienti i tij do të qëndrojë në West Ham pasi asnjë ekip nuk mund të paguajë çmimin e tij. Por Palermo mund të sigurojë para nëse shet mbrojtësin e kërkuar Simon Kjaer dhe presidenti Maurizio Zamparini së fundi e ka shprehur publikisht interesimi për Behramin.
“Ne po përpiqemi ta marrim atë. Negociatat janë të vështira dhe të komplikuara, veçanërisht për shkak të pagës të cilën lojtarët e marrin në Ligën Premier, por Sabatini (drejtori sportiv) është mik me të dhe le të shohim si do të shkojnë gjërat. Behrami është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Zamparini për Stadionews.
Megjithatë presidenti i Palermos ka thënë se transferimi mund të ndodhë vetëm në afatin kalimtar të verës.
Sampdoria do ta shesë Cassanon vetëm për 20 milionë
Presidenti i Sampdorias, Ricardo Garone, thotë se është i gatshëm ta shesë Antonio Cassanon, por vetëm nëse pranon ndonjë ofertë të vlefshme 20 milionë euro.
Trajneri i Luigi Del Neri për të dytën javë nuk e ka ftuar Cassanon në përbërje, duke thënë se arsyeja është ‘vetëm teknike’, por zërat në media thonë se të dy kanë pasur fjalosje në stërvitje.
Tash presidenti i klubit pranon se ata janë të gatshëm të ndahen me sulmuesin italian, por vetëm nëse ndonjë klub paguan sa shkruhet në klauzulë, e cila besohet të jetë rreth 20 milionë euro.
“Pyetja rreth situatës së Cassanos do të menaxhohet me vëmendje të madhe, pasi bëhet fjalë për një resurs të jashtëzakonshëm dhe një pronë e jashtëzakonshme... Edhe unë nuk do të them asgjë më shumë”.
“Çdo ofertë do të duhej të ishte mbi klauzulën blerëse dhe kjo po ashtu është dëshirë e Cassanos. Unë nuk mendoj se mund të ndodhë diçka e tillë, pasi afati kalimtar tashmë po mbyllet”, ka thënë Garone.
Ancelotti: Vitet nuk janë problem
Carlo Ancelotti nuk është i shqetësuar për moshën e futbollistëve të tij, pasi nuk mendon se ata janë në kulmin e karrierës.
Italiani është i njohur për faktin se ka besim të madh në futbollistët e moshuar, që ishte rast edhe në Milan dhe tash është në Chelsea.
“Nëse Terry dhe Lampard kanë nevojë për pushim të veçantë, do ta fitojnë. Ashtu është edhe për të gjithë të tjerët në përbërje. Kur futbollisti është nga 30 deri në 33 vjeçar ai nuk është i moshuar, është futbollist në mes të karrierës”, ka thënë Ancelotti.
“Nuk mendoj se çdo futbollist mund të luajë deri në 40 vjet si Paolo Maldini, por mendoj se deri në 35 vite futbollisti mund të japë më të mirën nga vetja”, ka shtuar italiani.
Wenger: Rooney mund të luajë kudo
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, pa problem mund të luajë në nivelin më të lartë në cilindo kampionat tjetër.
“Mendoj se Rooney mund të luajë gjithkund. Mendoj se ai i ka përbërësit e një futbollisti modern, plus forcën mentale dhe përkushtimin britanik. Aspak nuk dyshoj në talentin e tij. Ai mund të luajë gjithkund”.
“Ai është i ri dhe është në vitet më të mira. Më herët ndoshta kishte dëshirë tepër të madhe, por tash është më i relaksuar”, ka thënë Wenger.
Arsenal dhe Manchester United nesër takohen në derbin e Ligës Premier që do të zhvillohet në Emirates Stadium.
Bayern sërish në krye të tabelës
Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në fushë të vet përballë Mainz për të marrë kreun e Bundesligës.
Bavarezët patën rastin të kalojnë në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes, por Hans-Jorg Butt nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (33’). Megjithatë të zgjedhurit e trajnerit Louis van Gaal u treguan më të fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.
Së pari Daniel van Buyten i dha avantazhin ekipit vendas në minutën e 58-të, ndërsa atë e dyfishoi Mario Gomez në minutën e 75-të. Rezultatin e vulosi Arjen Robben katër minuta para fundit të kohës së rregullt.
Bayerni tash mbledh 42 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që nesër pret në fushë të vet Freiburgun.
Nga ndeshjet tjera vlen të përmendet humbja e Werder Bremen me rezultat 4-3 në fushë të Borussia Monchengladbach.
Bunjaku shënon hat-trick kundër Hannoverit
Sulmuesi kosovar Albert Bunjaku ka shënuar tre gola për të ndihmuar ekipin e tij Nurnberg të shënojë fitore 3-0 në udhëtim kundër Hannoverit.
Shqiptari hapi serinë e golave pas gjysmë ore lojë, ndërsa e dyfishoi rezultatin në minutën e 64-të.
Vendasit ngushtuan disavantazhin një minutë më pas me anë të golit të Jiri Stajner, por Bunjaku nuk e zgjati shumë dhe shënoi edhe golin e tretë të tij dhe të sigurisë për Nurnbergun pas edhe katër minutash tjera.
Nurnberg vazhdon të jetë në pozitën e parafundit të tabelës me 16 pikë, një më pak se Hannover dhe dy më pak se Freiburg.
Liverpooli i afrohet pozitës së katërt
Të kuqtë e Liverpoolit kanë shënuar fitore 2-0 në Anfield përballë Boltonit, duke iu afruar në një pikë pozitës së katërt të tabelës.
Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë, pas një harkimi nga Emiliano Insua dhe asistimi me kokë nga Alberto Aquilani, Dirk Kuyt shënoi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit.
Të kuqtë dominuan ndeshjen edhe në pjesën e dytë, e cila rezultoi edhe me një gol tjetër, edhe kësaj here falë Insua. Në minutën e 70-të të ndeshjes argjentinasi dërgoi një goditje në drejtim të golit, që u devijua nga Kevin Davies dhe përfundoi në rrjetën e portierit Jussi Jaaskelainen.
Tottenhami nuk ka arritur të nxjerrë pikë të plota në udhëtim ndaj Birminghamit, edhe pse avancoi deri në çastet e fundit të ndeshjes. Jermaine Defoe i dha epërsinë ekipit mysafir në minutën e 69-të të ndeshjes, por ishte Liam Ridgewell që ruajti një pikë në St Andrew's Stadium.
Liverpooli tash grumbullon 41 pikë në pozitën e pestë, një më pak se Tottenhami që vazhdon të mbajë pozitën e katërt.
Owen largohet nga United në verë?
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e konsideron si tepricë sulmuesin Michael Owen, sidomos për shkak të paraqitjeve të dobëta të anglezit me fanellën e Djajve të Kuq.
Në repartin e sulmit, Ferguson ka emra të tillë,si Wyne Rooney, Dimitar Berbatov, Danny Wlbeck, Federico Macheda, Mame Biram Diouf, ndërsa pritet edhe ardhja e një sulmuesi tjetër, ashtu që Own nuk është i nevojshëm për skuadrën.
Ish-lojtari i Liverpoolit nuk ka gjetur formën e tij më të mirë te United, ndërsa kampioni i Ligës Premier nuk dëshiron që të shpenzojë para për pagën e tij të lartë.
Chelsea forcon kreun
Kapiteni i kritikuar së fundi, John Terry, i ka bërë ballë presionit për shkak të skandalit të fundit, duke shënuar golin e fitores së Chelseat, që mposhti Burnleyn me rezultat 2-1 në fushë mysafire.
Nicolas Anelka shënoi golin e parë të epërsisë për Chelsean që në pjesën e parë të ndeshjes (27’), por vendasit arritën të barazojnë pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Steven Fletcher (50’).
Por kur ishte më e nevojshme, në skenë doli John Terry i cili vulosi rezultatin tetë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Me tre pikët e reja Chelsea çon në 54 numrin e pikëve dhe forcon kreun në krahasim me dy rivalët që ndjekin në tabelë, Manchester United me 50 pikë dhe Arsenal me 49 pikë, dhe të cilët nesër përballen në Emirates në derbin e Ligës Premier.
Lampard: Të vazhdojmë me fitore
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mbajë këtë hap dhe të vazhdojë të kryesojë Ligën Premier.
Të shtunën, Blutë fituan si mysafirë të Burnleyt me rezultat 2-1, dhe tani janë katër pikë para Manchester United, që të dielën zhvillon derbin e vështirë kundër Arsenalit.
“Krijuam disa raste të mira, por Burnley është një ekip i vështirë për t’u mposhtur dhe në këtë fazë, para ndeshjes së madhe (Arsenal-Manchester United), ishte me rëndësi të fitonim, dhe ne e bëmë këtë”.
“Jemi në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe tash për tash jemi në formë të mirë, dhe është me rëndësi që të vazhdojmë kështu”, është shprehur anglezi.
Pedro i jep tre pikë të reja Barcelonës
Barcelona ka shënuar fitore minimale 1-0 në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga në fushë të Sporting Gijon.
Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez vazhdon me formën e tij të shkëlqyeshme duke qenë edhe një herë hero i Barcelonës, pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes. Goli i 22-vjeçarit erdhi pas 30 minutash lojë dhe doli të ishte vendimtari për tre pikët e reja të blaugranëve.
Barcelona tash mbledh 52 pikë në krye të tabelës, tetë më shumë se Real Madridi (44) që më vonë udhëton në një fushë të vështirë, te Deportivo La Coruna.
Reali fiton në Riazor pas 18 vjetësh
Përkundër mungesës së super-yllit Cristiano Ronaldo dhe sulmuesit Gonzalo Higuain, Real Madrid ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Deportivo la Coruna me rezultat 1-3.
Ylli i kësaj ndeshjeje ishte Karim Benzema, i cili me dy gola të tij i ndihmoi Realit të shënonte fitore ndaj Deportivo la Coruna, në Riazor, pas plot 18 vjetësh.
Goli i parë për Realin erdhi në minutën e 13, të cilin e shënoi Granero. Për rezultat 0:2 u përkujdes Benzema në minutën 40, rezultat ky me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë e lojës.
Në pjesën e dytë, kur pritej një ofensivë e la Coruna-s, ishte sërish Reali ekipi që kontrollonte lojën në fushë. Megjithatë, një penalti e akorduar në minutën e 87 për la Coruna-n, të cilën Riki e shndërroi në gol, i dha pak shpresë ekipit nikoqir.
Kjo shpresë nuk zgjati shumë, pasi që Benzema u përkujdes për rezultatin përfundimtar të kësaj loje – 1:3.
Reali pati edhe disa shanse shumë të mira për të shënuar gol, ku veçohen dy raste për kapitenin Raul Gonzales në pjesën e parë të lojës, por të cilat ai nuk arriti t’i konkretizonte.
Pellegrini i lumtur me fitoren
Real Madridi ka shënuar fitoren e parë në Riazor që nga viti 1991 kundër Deportivo La Corunas, ndërsa trajneri Manuel Pellegrini është shprehur i entuziazmuar me fitoren.
“U munduam të fitonim që nga fillimi, ndërsa edhe pse nuk ishte një finale, ne e dinim se ishte një ndeshje e rëndësishme kundër një rivali të vështirë. Jam i kënaqur sepse është tradicionalisht një fushë e vështirë për ne, dhe ne luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë”.
“Megjithëse ishim nën presion në fund të ndeshjes pas penalltisë, unë kisha besim. Liga do të jetë e hapur derisa të jetë e pamundur matematikisht (që të fitohet titulli)”, ka thënë Pellegrini për Marca pas ndeshjes.
Cassano pranë Violas?
Mediat italiane njoftojnë se Antonio Cassano është pranë kalimit te Fiorentina, skuadër e cila dëshiron të zë vendin që pritet ta lë bosh Adrian Mutu.
Violanews.com shkruan se të shtunën, sulmuesi i Sampdorias është parë në Firence ku ka biseduar me drejtuesit e skuadrës vjollce.
Për më shumë, Sky Sport 24 njofton se Cassano është shumë pranë kalimit te Fiorentina në formë huazimi, deri në fund të sezonit.
Crespo: Realizova ëndrrën
Të shtunën, sulmuesi Hernan Crespo është prezantuar si lojtar i Parmës, ndërsa nuk e ka fshehur entuziazmin për kthimin te skuadra nga e cila u largua para dhjetë vitesh.
“Kur u largova nga Parma para dhjetë vitesh, shkrova një letër ku thash se do të më pëlqente ta përfundoja karrierën time duke luajtur sërish në këtë stadium”.
“Ja ku jam. U ktheva. Realizova ëndrrën time. Shpresoj të shënoj shumë gola. Premtoj se do ta vë veten në dispozicion të ekipit dhe do të jem profesionist”, është shprehur 34-vjeçari.
Argjentinasi ka bartur fanellën e Parmës gjatë viteve 1996-2000, ndërsa tani u transferua nga Genoa dhe ka nënshkruar deri në qershor të vitit 2011.
Juventusi arrin marrëveshje me Benitezin?
Njoftohet se Juventusi ka arritur marrëveshje me menaxherin e Liverpoolit, Rafael Benitez, i cili pritet ta marrë drejtimin e Bianconerëve që nga fillimi i sezonit të ardhshëm.
Zonja e Vjetër sapo ka shkarkuar trajnerin Ciro Ferrara dhe në pozitën e trajnerit ka angazhuar Alberto Zaccheronin, i cili do ta drejtojë Juven deri në fund të sezonit, ndërsa Independent njofton se përfaqësuesit e skuadrës më të madhe italiane kanë arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll, i cili do të vijë në krye të bardhezinjve pas mbarimit të sezonit aktual.
Në mars të vitit të kaluar Benitez nënshkroi kontratë, e cila e lidh me Liverpoolin deri në vitin 2014, mirëpo paraqitjet e dobëta të Të Kuqve këtë sezon, do të mundësojnë prishjen e kontratës së tij.
Zyrtare: Hitzlsperger lojtar i Lazios
Mesfushori gjerman Thomas Hitzlsperger ka kompletuar kalimin te skuadra italiane Lazio, pasi ka arritur marrëveshje me, tashmë ish-klubin e tij, Stuttgart, për të shfuqizuar kontratën.
Kontrata e Hitzlsperger ishte e vlefshme deri në qershor të këtij viti, mirëpo të dyja palët u pajtuan që ta anulonin kontratën, dhe kështu 27-vjeçarit iu dha mundësia që të transferohej te Biancocelestët.
Hitzlsperger kaloi katër vite e gjysmë te Stuttgarti duke siguruar vend edhe në përfaqësuesen e Gjermanisë, mirëpo ai vendosi se kishte ardhur koha të ndërronte skuadër.
Barazon Milani
Rossonerët nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një pikë në përballjen e të dielës ndaj Livornos.
Pa përfunduar pjesa e parë (44’), kapiteni Massimo Ambrosini kaloi Milanin në epërsi.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Cristiano Lucarelli barazoi rezultatin dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me rezultat të barabartë kanë përfunduar edhe ndeshjet: Cagliari-Fiorentina (2-2), Catania-Udinese (1-1) dhe Chievo-Bologna.
Sampdoria ka mposhtur Atalantan, ndërsa ndeshja Parma-Inter është shtyrë si pasojë e reshjeve të borës.
Roma fiton ndaj Sienas
Roma ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Sienas në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Stadio Olimpico.
John Arne Riise kaloi vendasit në epërsi (29’), ndërsa Simone Vergassola barazoi për mysafirët (41’) për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.
Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Chuka Stefano Okaka shënoi golin e fitores që pati vlerën e tre pikëve.
Pas kësaj fitoreje, Roma përforcon pozitën e tretë dhe barazohet me pikë me Milanin që mban pozitën e dytë.
Arsenali kundërshtar i lehtë për United
Kampioni i në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka shënuar fitore në kryendeshjen e javës së 24, kundër Arsenalit.
Takimi i zhvilluar të dielën në Emirates ka përfunduar me rezultat 3-1 në favor të mysafirëve.
Djajtë e Kuq krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, duke filluar me autogolin e Almunias (33’), ndërsa Wayne Rooney shënoi për 2-0 (52’).
Edhe në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që shënuan me anë të Ji-Sung Park (52’) duke i dhënë fund dyshimit për fituesin.
Krejt çka bënë Topçinjtë ishte një gol i shënuar nga Thomas Vermaelen, dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Titulli i tretë radhazi i Egjiptit
Përfaqësuesja e Egjiptit është shpallur kampioni i ri i Afrikës, pasi që në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës e ka mposhtur Ganën.
Faraonët shënuan fitore minimale prej 1-0, për të fituar për të tretën herë radhazi trofeun e Kupës së Afrikës dhe për të treguar dominiomin e tyre në “kontinentin e zi”.
Heroi i mbrëmjes ishte Mohamed Nagy Geddo, i cili shënoi golin e vetëm në këtë finale.
Juve nuk fiton as me trajnerin e ri
Kryendeshja e javës së 22-të në Serie A, e zhvilluar ndërmjet Juventusit dhe Lazios, nuk dha fitues.
Bianconerët kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Biancocelestëve, në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të vet në Torino.
Zonja e Vjetër zhvilloi ndeshje më të mirë dhe dominoi thuajse gjatë gjithë takimit, mirëpo rezultati nuk ishte ai i nevojshmi.
Ikona bardhezi Alessandro Del Piero fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol (70’) për të kaluar vendasit në epërsi.
Mirëpo, fitoren Juventusit ia mohoi Stefano Mauri, i cili shënoi tetë minuta më vonë (78’), për t’ia siguruar një pikë të rëndësishme skuadrës kryeqytetase.
Sevilla në vend të katërt
Derbi i javës së njëzet të La Ligas, është zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan, ku janë takuar Sevilla dhe Valencia.
Andaluzianët kanë shënuar fitore me rezultat 2-1 përballë Los Che, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma.
Heroi i vendasve në këtë takim ishte Alvaro Negredo, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë për t’ia siguruar tre pikë ekipit të tij.
Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët në këtë takim, ishte ngushtimi i rezultatit me golin e David Navarros në minutat shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me tre pikë më pak se Valencia që gjendet në vendin e tretë, dhe me nga dy pikë më shumë se Mallorca dhe La Coruna që mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë.
Wenger: U mposhtëm pastër
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se ekipi i tij është mposhtur pastër nga Manchester United në takimin e mbrëmshëm në Emirates.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier shënoi fitore bindëse prej 3-1 ndaj topçinjve, që ka nxitur edhe debate nëse klubi nga Londra është aq i mirë për të garuar për titullin e ligës. Wenger thotë se ekipi i tij nuk ishte aq i mirë në fushë, dhe kjo ishte një humbje që vështirë përballohet.
“Është vështirë ta pranosh, por lehtë ta shpjegosh pasi ishim të dobët edhe në sulm edhe në mbrojtje. Bëmë një paraqitje jo aq bindëse dhe kjo është arsyeja se pse u mposhtëm pastër. Ishim naiv”, ka thënë Wenger.
“Nuk ishte vetëm Rooney që na shkaktonte probleme. Ne i dhamë hapësirë gjithkujt. Rooney ishte ai që shfrytëzoi këtë avantazh. Ishte një goditje e madhe dhe një zhgënjim i madh, por duhet ta përballojmë këtë. Është pjesë e futbollit në Premier”, ka shtuar francezi
Gudjohnsen i ngazëllyer me kalimin në Tottenham
Sulmuesi islandez Eidur Gudjohnsen është i ngazëllyer me kalimin e tij te Tottenham.
Ish-ylli i Chelseat dhe Barcelonës kaloi pjesën e parë të sezonit te Monaco, nga ku është huazuar te Spurs për pjesën e dytë të sezonit.
“Është shkëlqyeshëm të rikthehem në Angli, të jem në dhomën e veshjeve, atmosfera, sensi për humor, gjithçka është mirë. Jam shumë i kënaqur dhe shoh përpara për të shfrytëzuar mundësitë për të luajtur për Tottenham Hotspur”.
“Duket se e gjithë bota është duke shikuar kah Liga Premier dhe më ka munguar kjo. Po pres ta shijoj këtë”, ka thënë Gudjohnsen.
Ancelotti: Terry është kapiten fantastik
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se goli i fitores i shënuar nga John Terry në ndeshjen kundër Burnleyt mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit.
Terry është nën presion të madh që nga dita e premte, kur u zbulua se ai kishte pasur aferë me Vanessa Perroncel ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij, Wayne Bridge.
“Ai është një djalosh i fuqishëm dhe një lojtarë i shkëlqyeshëm profesional. Çdokush mund të ketë probleme dhe është e rëndësishme të qëndrosh i përqendruar në detyrë dhe ai e ka bërë këtë”.
“Ajo është jeta e tij private. Kjo është puna. Nuk duhet të themi asgjë pasi ai është shumë profesional, një kapiten fantastik dhe ka bërë një punë fantastike për ne. Të gjithë e përkrahim atë dhe familjen e tij”.
“John Terry është i veçantë. Ishte një ndeshje e vështirë dhe ai shënoi një gol fantastik, që mund të jetë goli më i rëndësishëm i sezonit. Ndoshta është një shenjë për përcaktimin e fatit të titullit të Ligës Premier”, ka shtuar Ancelotti.
Ferguson: Rooney është ‘i pabesueshëm’
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e ka vlerësuar paraqitjen e Wayne Rooneyt në fitoren e mbrëmshme perj 3-1 ndaj Arsenalit, si ‘të pabesueshme’.
Sulmuesi anglez ishte lider në paraqitjen impresive të Djajve të Kuq, duke shënuar njërin prej tre golave, dhe paraqitja e tij morri shumë lëvdata nga menaxheri i ekipit.
“Rooney ishte i pabesueshëm. Ai ishte lojtari kyç dhe ata nuk mund ta ndalonin atë. Ai është shumë i lumtur në klub. Ai është i popullarizuar në mesin e lojtarëve dhe nuk mund të jetë më mirë”, ka thënë Ferguson.
Guardiola: Ndikimi i Puyol gjithmonë vendimtar
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka lavdëruar ndikimin e kapitenit Carles Puyol në ekip në garën e këtij sezoni.
Puyol luajti në pozitën e mbrojtësit të djathtë në fitoren e vikendit ndaj Sporting Gijon për të mbuluar të lënduarin Dani Alves dhe ndihmoi Barcelonën të ruajë portën e paprekur për të pestën ndeshje radhazi.
“Ne nuk do të mund të ishim aty ku jemi këtë sezon pa të. Ai është lojtari i cili ka luajtur më së shpeshti dhe ai zgjidh shumë probleme për ne”, ka thënë Guardiola.
Laporta: Na dhemb që Reali e përdori Messin, për të apeluar për Ronaldon
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka deklaruar se klubi i tij ishte lënduar nga vendimi i Real Madridit që të përdor një video të Lionel Messis që të ndaloj suspendimin me dy ndeshje të Ronaldos.
“ Është e vërtetë që na dhemb pse e përdorën Messin. Neve nuk na pëlqeu ajo por nuk do të pengoj në relacionet dhe harmoninë e respektin mes dyja klubeve.”
“ Çfarë dimë ne është se ishte gabim përfshirja e Messit, sepse ai është i sinqertë dhe e do futbollin. Ai nuk është lojtar kontravers ose hileqar. Ai i ka të gjitha kualitetet për një lojtar më të mirë të botës.”
Casillas: Do ta thyejmë tabun e Riazor
Portieri i Real Madridit Iker Casillas insiston se ekipi i tij duhet të ndal tabun 19 vjeçare pa fitore në Riazor, në takimin e sontëm me Deportivo La Corunën në ora 22:00.
Nëse Real Madridi humb në Riazor ashtu siç ndodhi dhe 19 vitet e kaluara, atëherë nëse Barcelona fiton, kjo e fundit do të largohej 8 pikë larg Realit.
“ Ne do të hyjmë për fitore në Riazor. Ne vijmë me idenë e njëjtë çdo vit. Ne hyjmë çdo herë me idenë e njëjtë dhe sivjet do ta thyejmë tabun.”
“ Nuk e di nëse kemi frikë, ose jashtë zakonit, të mendojmë se do të humbasim…Nuk e di, por duhet të them se ka takime ku kemi luajtur mirë.
Casillas rikujton ndeshjen më të keqe dhe më të mirë të karrierës së tij në Riazor. Reali në sezonin 1999/2000 pësoi disfatë 5-2 në këtë stadium, vit kur Deportivo fitoi titullin.
“ Herën e parë kur kam luajtur këtu kam pranuar pesë copa. Ata kishin një ekip të mirë dhe ne një ekip të ri. Ndeshja ime më e mirë këtu është barazimi 0-0. Unë isha krenar që ta lë Riazorin pa pranuar gol.” Përfundoi Casillas.
CAF suspendon Togon
Togo është suspenduar nga dy kampionatet e ardhshme të kupës afrikane të kombeve nga konfederata e futbollit afrikan (CAF) pas ndërhyrjes së qeverisë së Togos që kombëtarja e këtij vendi të mos marr pjesë në këtë garë.
Kombëtarja e Togos ishte cak i një sulmi të tmershëm më 8 Janar, që la të vrarë asisten trajnerin, zëdhënësin dhe shoferin e autobusit. Pas vendimit të qeverisë kjo kombëtare u rikthye në vendlindje.
Lojtarët e Togos kishin shprehur gatishmërinë për të luajtur, mirëpo qeveria e tyre bëri presion dhe nuk i la që të luajnë.
Sipas CAF ky suspendim vjen për shkak të ndërhyrjes së politikës në futboll, dhe për këtë shkak kombëtarja Togoleze nuk do të zhvilloj dy kupat e ardhshme afrikane të kombeve.
Nigeria fiton medaljen e bronzt
Ngeria ka zënë vendin e tretë në kupën afrikane të kombeve pasi mposhti Algjerinë me rezultat 1-0.
Viktor Obinna ishte golashënuesi i vetëm në minutën e 55.
Nigeria kështu fiton pozitën e tretë. Nigeria në fillim të kampionatit së bashku me Algjerinë ishin favoritet absolute për ta fituar të.
Ancelotti: Fitore e rëndësishme për Chelsean
Carlo Ancelotti ka lavdëruar rëndësinë e fitores ndaj Burnleyt në Turf Moor pasi që blutë tani kanë katër pikë më shumë se rivalët me një ndeshje më pak të zhvilluar.
“ Ishte ndeshje e vështirë dhe fitore e rëndësishme për ne.”
“ Kjo është periudhë e rëndësishme. Ne bëmë punë të mirë në Burnley pasi që ata barazuan rezultatin.”
“ Luajtëm mirë në pjesë të dytë dhe mendoj se e merituam fitoren.” Deklaroi Ancelotti
Guardiola i kënaqur me fitoren ndaj Gijon
Barcelona ka mbajtur ende kreun e tabelës me fitoren ndaj Sporting Gijonit, dhe Pep Guardiolës i pëlqeu ajo çfarë pa.
“ Ishte një fitore e mirë, në një stadium ku pak skuadra kanë fituar.”
“ Kjo fitore është e merituar. Nuk bëmë lojën më të mirë në fund të takimit, gjë që nuk la të bëhemi më të mirë.”
“ Jemi të kënaqur me lojën tonë defanzive, pasi që nuk krijuan shumë raste si Tenerife ose Villarel.”
“ Gjithçka mund të ndodhte nga ato dy goditjet e lira të Sportingut në fund.” Deklaroi Guardiola pas ndeshjes për Marca.
Ndeshja e radhës e Barcelonës është me Getafen në shtëpi.
Hernanes: Milani, zgjedhja ime
Mesfushori shumë i vlerësuar brazilian Hernanes nuk ka dyshim se cilit ekip do ti bashkohet nëse ndonjëherë largohet nga Sao Paolo.
Gjigantët Italian Inter dhe Milan pritet që gjatë verës të fillojnë një luftë ofertash për brazilianin, kurse vetë ylli brazilian tha:
“ Fakti që Kaka bëri histori atje, do të thotë që Milan ka lidhje më të forta më Brazilin.”
“ Kjo është ajo pse them se anoj nga rosonerët.”
Mesfushori ishte cak edhe i Real Madridit, por ai thotë se nuk largohet para se ekipi të pajtohet me atë fakt.
“ Ëndrra ime është të luaj në Europë. Por unë e di se para së gjithash duhet të ketë negociata.”
“ Përderisa nuk ka asgjë konkrete, unë do të realizoj ëndrrën e të luajturit në fanelën e Sao Paolos. Çfarëdo që të jetë, do të jetë, jam i lumtur këtu.” Deklaroi Hernanes.
Cassano do ti nënshtrohet sot testit mjekësor me Fiorentinën
Sipas La Nazione, sulmuesi i Sampdorias Antonio Cassano do ti nënshtrohet sot testit mjekësor me Fiorentinën para se të kompletoj kalimin në Artemio Franchi.
27 vjeçari pritet që të shkojë në Fiorentinë në formë huazimi me mundësi blerje në fund.
Fiorentinës i duhet Cassano pas suspendimit të përkohshëm të Adrian Mutus për shkak të dopingut.
Drejtori i Violas Pantaleo Corvino nuk arriti një marrveshje me Villarealin për italianin Giuseppe Rossi, dhe prandaj Cassano doli të jetë zgjedhja e dytë.
Nëse këto spekulime janë të vërteta Cassano mund të luaj në ndeshjen e radhës ndaj Interit në gjysmëfinale të Coppa Italia.
Rooney s’është në shitje
Drejtori ekzekutiv i Manchester United David Gill ka bërë të qartë se Wayne Rooney nuk është në shitje dhe se klubi dëshiron ta mbajë 24 vjeçarin deri në fund të karrierës së tij.
Kishte spekulime se Rooney do të mund të kalonte në Real Madrid, gjë që është e zakonshme për 26 golat e tij të shënuar në të gjitha garat deri tani, por Gill ishte tejet i qartë.
“ Derisa Ferguson nuk pajtohet, ne nuk do ta shesim atë, pasi që klubi dëshiron që ai të nënshkruaj kontratë afatgjate me të.”
“ Roneey ka kontratë deri më 2012. Ai ka thënë do të qëndroj dhe ne duam që ai të qëndroj.”
Gill mohoi se problemet e mëdha financiare të klubit janë shfaqur edhe në merkato duke thënë se:
“ Nuk jam i sigurtë nëse Fergusonit i janë nevojitur paratë, nëse po ai do ti shpenzonte.”
“ Nëse unë do të shkoja te Joel Glazer dhe ti them se Ferguson dëshiron një lojtar, mund të marrim para? Përgjigja do të ishte një PO i madh.” Theksoi Gill.
Benitez Bianconer ?
Sipas Independent, avokatët e Juventusit janë në Angli për të biseduar me Liverpoolin për të shkëputur kontratën e Benitez, i cili tashmë ka marrveshje me Juventusin.
Jean Claude Blanc sipas tabloidit është zënë duke thënë për disa mediume se tashmë ai ka arritur marveshje me Benitezin dhe se ai do të jetë trajner i Juventusit me fillimin e sezonit të ardhshëm.
Juventus tashmë ka një trajner të përkohshëm, por, se sa të vërteta janë këto spekulime, ne nuk e dijmë, mbetet të që koha ta tregoj, pasi që Benitez ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2014.
Rooney: Sir Alex më frikëson
Sulmuesi i Manchester United Rooney ka zbuluar se ai ka raste kur nuk mund të shkojë në zhveshtore kur Sir Alex Ferguson është i nevrikosur.
“ Ka raste kur nuk mund ta shoh menaxherin.’
“ Ai mund të jetë i frikshëm. Edhe nëse kemi fituar 2-0, 3-0, dhe te gjithë buzëqeshin dhe bëjnë shaka dhe mendojnë se kanë luajtur mirë, ai shpeshherë vjen dhe na prish disponimin.”
“ Ndonjëherë ndalem dhe mendoj: “ Çfarë s’është në rregull?” Zhveshtorja jonë s’është vend i mirë për dikë kur ne humbasim. Ai është një perfeksionist.”
“ Por, ky është klubi im Manchester United. Jam i lumtur këtu.:
“ Familja ime është 30 minuta larg. Jam shumë i lumtur dhe mendoj se ska arsye pse të luaj diku tjetër futboll. Manchester United është klubi më i madh në botë.”
“ Unë mendoj vetëm për trofeun e katërt të Premier Ligës, pasi që askush se ka bërë atë.” Deklaroi Roo.
Merkato Sot
Dita e sotme në tregun e transferimeve ka qenë tejet intenzive. Për të mos ju bërë juve montone që për çdo spekulim të kemi nga një lajm, ne bëjmë përmbledhjen e më të rejave të ditës së sotme në Merkato, e cila mbyllet nesër.
Zyrtare: Fiorentina transferon sulmuesin e Barcelonës Keiirison
Të dy kandidatët për postin presidencial të Barcelonës synim kryesor e kanë mesfushorin katalan të Arsenalit Cesc Fabregas.
Asier del Horno kalon nga Valencia në Valladolid.
Manchester United ka bërë ofertë në sekondat e fundit të merkatos për super talentin Sergio Canales.
Valencia konfirmon: Manuel Fernandes nuk shkon në Inter.
Antonio Cassano refuzon Fiorentinën për të qëndruar në Sampdoria.
Manchester City është gati ta mposht Interin në garën për mesfushorin e Parmës Mc’Donald Mariga.
Zyrtare: Hitzlsperger kompleton transferimin te Lazio.
Trajneri i Arsenalit deklaron se ka menduar transferimin e Maroune Chamakh dhe David Villës.
Ferguson tejet i kënaqur me ekipin e tij
Sir Alex Fergusson është shprehur pas takimit të fituar ndaj Arsenalit, duke lavdëruar ekipin e tij për përkushtimin e treguar për sfidën e fituar.
Të dyja palët hynë në këtë takim duke e ditur se kjo sfidë do të mund të kishte ndikim në fatin e Premier Ligës, dhe tani, Manchester United bën një hap të madh drejt saj.
“ Ishte paraqitje e mrekullueshme dhe jam vërtetë i kënaqur.”
“ Në këtë kohë duhet të tregoni veten. Mendoj se rezultati i së mërkurës (fitore e United ndaj Cityt 3-1) dhe paraqitja në të na ka galvanizuar dhe nga ka bërë të gatshëm për këtë ndeshje.
“ Kundërsulmi ishte gjithnjë pjesë e lojës tonë, sidomos si mysafir. Ne i konkretizuam shumicën prej tyre.”
“ Arsenali luajti futboll të mirë deri në gjashtëmbëdhjetë metërsh, por nëse dini të merrni topa nga aty, dhe të filloni një kundërsulm, lehtë mund ti ndëshkoni.”
Për Rooneyn Fergie tha:
“ Mendoj se ai ishte lojtari kyç sot. Ata nuk mundën ta ndalnin dhe gjithçka shkoi përmes tij. Ai ishte lojtar i madh sot.”
Arsenali dhe Chelsea takohen javën e ardhshme dhe Ferguson favorizon kolegun e tij nga Arsenali.
“ Këto situate vështirë menaxhohen, por mua më nevojitet që Chelsea të lëshojë pikë, dhe Arsenali nuk është jashtë garës për titull.” Pëfundoi skocezi.
Negredo mposht Valencian
Sevilla ka shënuar fitore të madhe në Ramon Sanchez Pizjuan ndaj Valencias me rezultat 2-1.
Ishte Negredo njeriu i fitores për Sevillën.
Në minutën e 21 Negredo shënon golin e parë për elektrizimin e stadiumit.
Valencia luajti mirë por nuk arriti të konkretizoj.
Alvaro Negredo ja dha goditjen e fundit mysafirëve në minutën e 69 me golin e tij të dytë dhe impaktin në stadium.
Navarro në minutën e 90 shënoi golin e nderit.
Milani ndalet edhe nga Livorno
Kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 në “San Siro” dhe janë arritur në renditje nga Roma
Vrapi i Milanit për titullin në kampionat është ndalur nga Livorno. Pasi ka humbur derbin, formacioni i Leonardos nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër toskanëve dhe ka humbur rastin për t’iu afruar Interit në renditje. Ka qenë një paraqitje zhgënjyese ajo e kuqezinjve, që kanë kaluar në avantazh në minutën e 44-t me Ambrozinin, por në pjesën e dytë, kanë pësuar barazimin e Lukarelit në minutën e 53-të. Me të njëjtin numër ndeshjesh të zhvilluar (të dy ekipet kanë një ndeshje për të rekuperuar), Milani ndodhet 8 pikë larg Interit.
Ndërkohë, i janë dashur dy supergola Romës, tani në vendin e dytë bashkë me Milanin, për të mposhtur Sienën në “Olimpiko”. Verdhekuqtë kanë fituar 2-1 falë golit me takë të shënuar nga Okaka, që sot do të transferohet tek Fulhemi. Deri në minutën e 88-të kur shënoi Okaka, skuadra toskane ka rezistuar mirë ndaj sulmeve të Romës. Në pjesën e parë Vergasola në minutën e 41-të i është përgjigjur golit të Rises të shënuar në minutën e 29-të.
Fiorentina ka arritur të marrë një barazim falë Jovetiçit në një ndeshje që është vendosur nga kartoni i kuq i marrë nga Kosu, lojtari më i mirë për 50 minutat e kaluara në fushën e lojës. Golit të shënuar në minutat e para të takimit nga Markioni i është përgjigjur në fillim Laxari dhe më pas Astori në pjesën e dytë, për një Kaljari që ka merituar diçka më shumë. Më pas, ka ardhur kartoni i kuq për Kosun dhe Fiorentina ka patur më shumë hapsira në dispozicion për të arritur barazimin. Ka ardhur fitorja e dytë rradhazi për Sampdorian.
Pas tri pikëve të marra kundër Udinezes, lojtarët e Del Nerit kanë marrë një fitore tjetër. Në “Marasi” kundër Atalantës takimi është mbyllur 2-0. Palombo ka shënuar golin e parë për vendasit në minutën e 36-të. Më pas, në pjesën e dytë ka ardhur goli i dytë nga Pacini. Në renditje Sampi ka shkuar në kuotën e 33 pikëve, ndërsa bergamaskët ndodhen në vendin e parafundit me 17 pikë. Eshtë mbyllur 1-1 ndeshja për mbijetesë midis Katanias dhe Udinezes. Të parët kanë kaluar në avantazh miqtë me Floro Flores, i cili ka shënuar me kokë në minutën e 32-të pas një krosimi të Izlas. Në pjesën e dytë vendasit janë hedhur në kërkim të golit të barazimit.
Në minutën e 75-të Martinez nuk ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur pas një krosimi të Lamas, por 5 minuta më vonë ka ardhur barazimi me anë të Biaxhiantit. Ka përfunduar në barazim edhe përballja midis Kievos dhe Bolonjës: 1-1 në “Bentegodi” pas një ndeshjeje të ekuilibruar.
Pas një fillimi të mirë të vendasve, Di Vaio ka shënuar në minutën e 11-të dhe nga ky moment deri në fundin e pjesës së parë, Bolonja ka qenë pak më superiore. Në pjesën e dytë, Pelisier ka rivendosur ekuilibrin. Dy skuadrat kanë kërkuar golin e fitores deri 15-të minuta para përfundit të pjesës së dytë dhe tërë ndeshjes, por më pas duket se janë kënaqur me barazimin dhe kanë marrë nga një pikë të rëndësishme për renditjen.
Milani i zhgënjyer: Humbëm një rast të mirë
Leonardo është i zhgënjyer. Sedorf beson akoma te titulli. Galiani: Topi nuk donte të hynte
Një javë jo e thjeshtë”. Leonardo është i zhgënjyer, i ndërgjegjshëm që Milani po e shuan vetë atë “flakëzë” shprese për të kapur Interin në krye të renditjes. Një pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionat (pa nestën e Paton), jashtë nga Kupa e Italisë nga Udineze në mesjavë, dhe në vend të dytë në shoqëri të Romës që dje mundi në “Olimpiko” Sienën (me 41 pikë të dyja).
Duket i pakënaqur trajneri kuqezi pas barazimit 1-1 dje në “San Siro” ndaj Livornos së Kozmit. “Na mungoi shkëlqimi dhe pasimi i fundit për gol, - shpjegon Leonardo. - Kishim nevojë për një paraqitje të mirë. Nuk luajtëm dobët, por nuk ishim të zotë të shfrytëzonim rastet që patëm”. Interi, me të njëjtat ndeshje si Milani është 8 pikë larg. “Sigurisht që humbëm një rast të mirë, por të paktën jemi të dytët në renditje, - vazhdon Leo. - Renditja është e shkurtër: Roma dhe Napoli janë pas nesh, por duhet vazhdimësi”.
SEDORF BESON AKOMA - Edhe mesfushori kuqezi Klarens Sedorf është i trishtuar për barazimin 1-1 me Livornon: “Ishte një ndeshje e vështirë, - tha lojtari holandez. - U përpoqëm, na vjen shumë keq. Tifozët e panë sesa u përkushtuam në fushë, por nuk ishte e lehtë të luanim me dhjetë lojtarë para portës kundërshtare”. Interi tani është tetë pikë larg me po aq ndeshje sa skuadra e Leos, duke parë që ndeshja e djeshme në “Tardini” me Parmën u shty për shkak të ngricës në shkallët e stadiumit. “Është e vërtetë, - përfundon Sedorfi, - humbëm një rast të mirë, por duhet të vazhdojmë mbi rrugën tonë dhe tani na duhen fitoret. Unë për titullin besoj akoma. Duhet të punojmë, jam optimist”.
GALIANI: NJË MËKAT! - Milani barazon në shtëpi me Livornon dhe humbi një rast të mirë për t’iu afruar Interit kryesues me po kaq ndeshje të luajtura. Këtë e di mirë edhe Adriano Galiani, i cili në fund të ndeshjes nuk e fsheh zhgënjimin e tij për rezultatin: “Na vjen shumë keq, - u shpreh administratori i deleguar kuqezi, - sepse nëse do të ishim 6 pikë larg Interit, ndryshimi do të vërehej vetëm në sfidat derbi, ndërkohë që ndaj Livornos topi nuk donte të hynte. Kundërshtari një goditje në portë bëri dhe shënoi menjëherë. Në fillim të pjesës së dytë e rinisëm mirë, por humbëm shumë raste për gol. Na vjen keq, sepse me një fitore do t’i bënim presion më shumë Interit dhe me një ndeshje më pak madje.
PATO NË GRUP PAS 10 DITËSH - Do të jetë shkurti momenti i rikthimit të Patos, Nestës e Odos. Braziliani rifilloi programin e tij me punë të diferencuar me stafin fizioterapik dhe do të bëjë një tjetër test pas 10 ditësh para se të bashkohet me grupin. Nesta do të rikthehet të stërvitet me skuadrën këtë javë, ndërsa Odo në fillim të muajit do të bëjë testin e fundit mjekësor para se të rinisë stërvitjen me grupin.
Merkato - Jankulosvki-Mansini, Galiani pro këmbimit
Këmbimi Jankulovski-Mansini me Interin? Do të ishte një zgjidhje inteligjente”. Kështu u shpreh dje para sfidës me Livornon Adriano Galiani mbi këmbimin e mundshëm në merkato me “kushërinjtë” zikaltër: “Mund të ndodhë ndonjë këmbim, nuk e përjashtoj, por gjithçka nesër (sot). Të shohim”. Më pas Galiani pranon interesimin e madh të kuqezinjve për talentin argjentinas Pastore: “E kemi ndjekur shumë. Është një lojtar që i ngjan pak Kakàsë. Kur Riki iku, nuk mundëm ta merrnim Pastoren. Është një lojtar që e njoh mirë, që mund të bëhet i rëndësishëm”. Palermo e bleu fantazistin 20-vjeçar nga Hurakani verën e shkuar.
Okaka, super-gol Sienës me valixhe në dorë
Sulmuesi i jep fitoren Romës në fund dhe sot shkon te Fulhemi: Do të kem nostalgji për tifozët
Ndjekja, të paktën ajo ndaj Milanit, është kompletuar dhe Klaudio Ranieri nuk e ka fshehur entuziazmin e tij. “E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, - ka shpjeguar ai -, nuk kemi bërë një pjesë të parë të mirë, Kurçi ka bërë një ndeshje të madhe. Por kjo është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë, që është e vendosur të ngjitet lart në klasifikim”.
Më pas goditja fituese me takë e Okakës: “I thashë: nuk ke për t’u larguar më. I ranë të fikët…”. Roma po ecën mirë por pa harruar bilancet: “Klubi ka qenë i qartë, do të marrim ata lojtarë që mund të merren, ne jemi përshtatur me atë që ka thënë Platini. Kemi kërkuar me ngulm Tonin, organika është kompetitive. Për mua, si kundërshtar, i mungonte kompaktësia në momentet kyçe”.
Por nëse do të vinte një telefonatë nga kombëtarja e Italisë? “Unë jam trajneri i Romës, por është e qartë se kjo gjë më bën të ndihem krenar. Kam menduar gjithmonë të marr drejtimin e një kombëtareje në fundin e karrierës. Tani kam projektin verdhekuq, kur Roma do të lodhet me mua…”. “Eshtë një ndjesi e bukur: doja të luaja mirë dhe sot (dje) në mbrëmje do të largohem”. Ky ka qenë komenti në përfundim të ndeshjes i Stefano Okakës për supergolin e tij (me takë) që i dhuroi Romës fitoren 2-1 kundër Sienës.
Ka qenë dhurata e lamtumirës, apo ndoshta thjesht një mirupafshim, nga sulmuesi që duke filluar nga sot do të jetë një lojtar i skuadrës së Fulhemit. “Të vraposh drejt tifozëve pas një goli të tillë është një gjë e bukur, - vazhdoi Okaka -, por puna shpërblehet gjithmonë.
Tani më duhet të bëj valixhet dhe të nisem: është normale që do të kem nostalgji për këta tifozë. Por do të shkoj atje për të bërë mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”. Në Londër do të gjejë teknikun Roi Hogson, i cili e ka kërkuar.
“Hodgsonin e takova më parë, - ka thënë Okaka -, është një person i shkëlqyer dhe unë shkoj atje edhe për të mësuar nga ai. Ranieri? Na ka bërë të jemi më shumë të vetdijshëm për potencialin tonë, për këtë arsye luajmë më mirë dhe nuk dorëzohemi deri në fund. Këtë e tregon edhe fakti se fitoret më të bukura i arrijmë shpesh nga fundi i ndeshjeve”.
Fiorentina Prandeli i kënaqur me barazimin në Kaljari
Pavarësisht se Fiorentina nuk shkoi më shumë se një barazim me Kaljarin, Çezare Prandeli është i lumtur për rezultatin e marrë, duke parë që skuadra u vu në vështirësi nga sardët. “Një fushë shumë e vështirë kundër një skuadre të mirë, - tha trajneri vjollcë. - Pashë një Fiorentinë të mirë në përgjithësi, e kontrolluam ndeshjen dhe pastaj u lehtësuam disi kur Kaljari mbeti me dhjetë vetë.
Me fat barazuam. Kasano? E përjetova me qetësi çështjen. Kasano mund të bëjë ndryshimin, por kur Sampi tha “jo” menduam vetëm për ndeshjen. Keirrison? Fola me Korvinon për të dhe nëse e ka marrë nga Barcelona, duhet të ketë karakteristika të mira. Sa i takon Ljajiçit, i njohim cilësitë e tij, driblon mirë, por është shumë i ri. Ishim në superioritet dhe vendosa ta aktivizoj sot (dje). Jovetiç kishte dy ndeshje që s’luante dhe u përpoq shumë. Tani, po përpiqem të ndërgjegjësoj skuadrën pas çështjes “Mutu”.
Në Angli Juventusi, sot me mision për Rafa Banitezin
Juventusi do të zbarkojë sot në Angli me mision Rafa Benitezin. Drejtuesit bardhezinj duhet të bindur trajnerin e Liverpulit të vijë në Torino në qershor pas përvojës katër mujore që do të përjetojë Alberto Zakeroni. Por pengesa vazhdon të mbetet kontrata e lartë që ka trajneri spanjoll me të kuqtë. Ajo është e vlefshme deri më qershor 2014-të dhe mund ta detyrojë Juventusin të paguajë një klauzolë zgjidhëse për klubin e “Anfield Road”.
Një delegacion bardhezi, me në krye presidentin Zhan Blank, ku është edhe avokati i çështjeve Bfinanciare Briamonte, është ngarkuar me detyrën të studiojë deri në detaje kontratën e Benitezit. Ndërkohë, Klaudio Xhentile një nga kandidatët për stolin bardhezi njëkohësisht me Zakeronin tha: “Nuk ndihem i tradhtuar nga drejtuesit juventinë. Më thanë që nuk isha kandidati i vetëm, por të mendosh që do të drejtosh Juven, është një mrekulli. Megjithatë unë jam i gatshëm për të ardhmen”.
Merr fund ëndrra, Kasano qëndron te Sampi
Sulmuesi barez ka hequr dorë në momentin e fundit nga një transferim tek Fiorentina
Ka marrë një kthesë të befasishme marrëveshja Fiorentina-Kasano. Kur gjithçka dukej e mbyllur, lojtari ka vendosur të heqë dorë nga transferimi dhe të qëndrojë tek Sampdoria. Ky ka qenë vendimi që ka marrë vetë lojtari pasi ka folur me shokët dhe drejtuesit e skuadrës, që i kanë kërkuar të qëndrojë. Më pas kanë ardhur edhe fjalët e Antonio Kasanos: “E bëj për klubin, skuadrën dhe tifozët. Do të qëndroj tek Sampdoria, - ka thënë sulmuesi barez, - për presidentin Rikardo Garrone, për shokët e skuadrës, por mbi të gjitha për veten time.
Qëndroj edhe pse nuk mund ta mohoj se për disa momente e kam parë veten larg këtij ambienti që në tre vitet e fundit, faktikisht, më ka ndryshuar jetën”. Arsyea e dështimit të operacionit duket se është, përveç dëshirës së lojtarit, edhe qëndrimi i Smapdorias, që nuk ka qenë e kënaqur me lëvizjet e Fiorentinës. Drejtori sportiv Korvino duket se ka kontaktuar Marotan vetëm gjatë mesditës së djeshme, pothuajse 24 orë pasi kishte nisur negociata me Bocon, menaxheri i lojtarit.
Pavarësisht kësaj marrëveshja do të ishte arritur nëse Kasano nuk do të kishte vendosur, në mënyrë autonome, të qëndronte “për tifozët e Sampit, për klubin dhe për shokët e skuadrës”. Administratori i deleguar i Sampdorias, Marota, ka deklaruar: “Kasano nuk ka qenë në listën e lojtarëve që ishin nxjerrë në merkato. Klubi është përfshirë vetëm në një telefonatë që na është bërë sot (dje) në mesditë nga Korvino. Gjithsesi ne nuk do ta kishim pranuar transferimin dhe është folur para kohe për një marrëveshje të arritur midis lojtarit dhe klubit vjollcë. Në këtë moment ka tension midis tij dhe trajnerit, - ka konfirmuar Marota.
- Do të qëndrojë me ne sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ne do të vihemi në lëvizje për ta normalizuar këtë situatë. Problemi qëndron tek fakti se Kasano nuk e ka marrë mirë përjashtimin nga skuadra. I takon klubit të bëjë rolin e ndërmjetësit për të rregulluar gjithçka”. Ndërsa drejtori sportiv i Fiorentinës Pantaleo Korvino ka thënë: “Jam gjetur, dhe bashkë me mua edhe Fiorentina, në një situatë të vështirë pas çështjes Mutu. Por Antonio është një sulmues që nëse kërkon ta blesh nuk mund të mendosh ta bësh këtë brenda një dite”.
Napoli - Maxarri: Meritonim fitoren me Xhenoan
“Eshtë absurde kur nuk fiton ndeshje të tilla”. Maxarri e ka patur të vështirë ta pranojë barazimin 0-0 të Napolit të tij kundër Xhenoas. “Do të ishte rasti që të analizohej puna e arbitrit, - ka sulmuar trajneri, - por përtej kësaj Napoli ka bërë një ndeshje të madhe, ka shpërdoruar 7-8 raste të pastra, dhe kur krijohen kaq shumë raste, duhen shfrytëzuar.
Skuadra ime meritonte të fitonte, por nuk ka patur fat”. Në shtëpi Napoli ka shënuar një gol të vetëm në tre ndeshjet e fundit: “Kur një skuadër krijon aq sa kemi krijuar ne kundër Xhenoas në një fushë jo shumë të mirë, që na ka penalizuar në fund nuk mund t’u them lojtarëve gjë tjetër veçse ‘nëse luajmë gjithmonë në këtë mënyrë do të fitojmë shumë takime’, - ka pohuar Maxarri. - Objektivat? Nuk kam folur asnjëherë për këtë dhe nuk kam ndërmend të flas, dje lojtarët kanë luajtur ashtu si doja unë, kanë bërë gjithçka që u kisha kërkuar të bënin”.
Palermo - Zamparini kundër Liveranit: Tani mjaft!
Numri një i Palermos, Mauricio Zamparini, ka kritikuar Liveranin: “Tani mjaft”. Kartoni i kuq i marrë të shtunën mbasdite kundër Barit, ku siçilianët kanë humbur 4-2, ka shkaktuar zemërimin e presidentit palermitan: “Eshtë zëvendëskapiteni, nuk mund të bëjë gabime të tilla. Dhe nuk dua më të shikoj Melinten në fushën e lojës. Nuk mund të luajë me një skuadër si Palermo. Megjithatë, duhet të them se kundër Barit na ka munguar pak fati”, ka përfunduar Zamparini.
Vjollcët - Fiorentina ngushëllohet me Keirrisonin
Pasi operacioni për të marrë Antonio Kasanon ka dështuar në momentet e fundit klubi i Fiorentinës është vënë sërish në lëvizje dhe ditën e djeshme ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit brazilian Keirrison, i datëlindjes 1988, kartoni i të cilit është në pronësi të skuadrës së Barcelonës, por që në sezonin aktual është dhënë borxh tek Benfika. Klubi vjollcë ka bërë të ditur se lojtari është marrë me variantin e borxhit dhe do të luajë në Firence për dy vitet e ardhshme.
Bundesliga, Leverkuseni vazhdon “marshimin”
“Aspirinat” janë ngjitur në vendin e parë, pas suksesit 3-1 ndaj Fraiburgut
Leverkusen i rimori sërish Bajernit të Mynihut kreun e Bundesligës pasi mundi Fraiburgun me tre gola në katër minuta, duke fituar 3-1. Leverkuseni mbetet skuadra e vetme e Bundesligës që nuk është mundur deri tani këtë sezon. Kjo skuadër e befasoi Fraiburgun me golat e shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi i Gjermanisë, Stefan Kisling, sulmuesi zviceran Eren Derdijok dhe ish-mbrojtësi i Liverpulit, Sami Hipia.
Edhe pse Bajerni regjistroi fitoren e shtatë radhazi në kampionat me rezultatin 3-0 kundër Mainzit të shtunën, Leverkuseni u ngjit sërish në krye të renditjes me dy pikë më shumë se Bajerni pas fitores të së dielës. Anëtari i përfaqësueses gjermane, Kisling, është golashënuesi më i mirë i ligës pasi shënoi golin e tij të 13-të të sezonit në minutën e 36-të, kur shënoi me kokë.
Më pas ishte Derdijok që shënoi golin e tetë këtë sezon kur përfitoi nga gabimi i mbrojtjes së Fraiburgut vetëm 60 sekonda më vonë se goli i Kislingut. Hipia e vulosi fitoren me golin e tij të dytë në dy ndeshjet e fundit kur me kokë mposhti portierin Simon Pouplin të Fraiburgut pesë minuta para se të përfundonte pjesa e parë.
Mbrojtësi Feliks Bastians shënoi golin e ngushëllimit për Fraiburgun, që me këtë humbje mbetet në vend të 15-të në renditje, një vend sipër zonës së rënies nga kategoria. Në ndeshjet e tjera, trajneri Kristian Gros i Shtutgartit arriti fitoren e katërt radhazi dhe mbetet i pamposhtur pas shtatë ndeshjesh. Skuadra e tij fitoi 4-1 kundër Borusias së Dortmundit.
Golat e shënuar nga sulmuesi rus Pavel Pogrebnjak dhe sulmuesi serb Zdravko Kuzmanoviç e kaluan në epërsi Shtutgartin para se sulmuesi rumun Ciprian Marika dhe më pas Kristian Tresh shënuan golat e tjerë duke e siguruar fitoren. Rezultati i kësaj ndeshjeje do të thotë se Shtutgarti ka marrë pikë të plota në katër ndeshjet e fundit.