01 shkurt 2010

Palermo dështon të transferojë Behramin

Palermo kishte dërguar ofertë të shtunën në drejtim të West Ham United për të marrë shërbimet e mesfushorit Valon Behrami.
Burime nga Sicilia thonë se agjenti Alessandro Beltrami ishte munduar të bindë West Hamin për të shitur Behramin, por ka marrë përgjigje negative.
West Ham e ka bërë të qartë se Behrami nuk mund të shitet me aq pak kohë për të gjetur zëvendësim për të