16 shkurt 2010

Melo do të dëshmohet

Mesfushori i Juventusit, Felipe Melo është zotuar t’u tregojë tifozëve të klubit se është fitues, pavarësisht fillimit të vështirë të aventurës në Torino.

Reprezentuesi brazilian, i cili iu bashkua klubit për 25 milionë euro nga Fiorentina gjatë verës, së fundi është votuar si përforcimi më i dobët i sezonit.

Por ai, për të përditshmen italiane Tuttosport, tha: “Kam luajtur për klube të ndryshme në Brazil dhe kam fituar gjithmonë. Jam pjesë e Kombëtares braziliane, ekip me të cilin kam fituar gjithmonë. Jam mësuar të fitoj dhe dua të fitoj edhe me Juventusin”.