16 shkurt 2010

Cole, i lumtur në West Ham

Sulmuesi i West Hamit, Carlton Cole ka insistuar se është i lumtur në Upton Park pas refuzimit të interesimit nga klubet tjera gjatë afatit kalimtar të janarit. Cole ka konfirmuar se refuzoi transferimin në klube tjera pasi ndihet i lumtur në West Ham.
“Nuk kam qenë i joshur nga ofertat e klubeve tjera, pasi përqendrimi im gjithmonë ka qenë në West Ham. Prioriteti im është të kthehem në formë të mirë fizike dhe të jap maksimumin në fushë. Jam i lumtur këtu”, deklaroi Cole për skysports.