Rafael Benitez edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Juves.
Është vetë tekinku i The Reds që hodhi poshtë të gjitha spekulimet e mediumeve italiane.
Spanjolli është lidhur shumë në të kaluarën me një transferim më Juventus për ta zëvëndësuar Ciro Ferrarën në fund të sezonit, por ishte Rafa ai që lëshoi një deklaratë kundërthënëse.
“ Pas raporteve të mediave italiane, më duhet të bëj të qartë se nuk kam arritur kurfarë marrveshje me Juventusin dhe nuk jam takuar e as që do të takohem me drejtuesit e Juventusit dhe të asnjë klubi tjetër.”
“ Kam një kontratë afatgjate me Liverpoolin, për të cilën të premten thashë se jam i lumtur dhe se fokusi im kryesor është në punë dhe se si ta kthej Liverpoolin në top katërsh, duke filluar që nga derbi me Evertonin.” Përfundoi Benitez.
Para pak çastesh edhe Juventusi lëshoi një deklaratë në të cilën mohoi ndonjë para-marrveshje me Rafael Benitezin.