Drejtori sportiv i Romës, Daniele Prade, ka thënë se Daniele De Rossi nuk do t’i shitet Real Madridit, përkundër spekulimeve se Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e mesfushorit italian.
“Real Madrid? Krejt çka mund të them është se Daniele De Rossi nuk do të largohet nga Roma nën udhëheqjen e presidencës aktuale”, ka thënë Prade për Sky Sport Italia.
Drejtori sportiv ka folur edhe për moslargimin e Jeremy Menez dhe Julio Baptista, që ishin të kërkuar nga PSG dhe Interi, respektivisht, duke thënë se Giallorossët kanë vepruar mirë me mbajtjen e tyre.