16 shkurt 2010

Keita mungon për një muaj

Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita do të qëndrojë jashtë fushës rreth katër javë, pasi dëmtoi gjurin e djathtë në humbjen 2-1 nga Atletico Madrid të dielën.
Reprezentuesi i Malit ishte zëvendësuar pas vetëm dy minutave lojë në Calderon dhe pritet të mungojë në gjashtë ndeshjet e ardhshme, ka njoftuar ueb faqja zyrtare e gjigantit katalan.
Keita është futbollisti i pestë i Barcelonës, i cili është lënduar gjatë javës së kaluar duke iu bashkuar mbrojtësve Daniel Alves, Eric Abidal, Dmytro Chygrynskiy dhe mesfushorit Yaya Toure.