16 shkurt 2010

Cilat janë përparësitë e Arsenalit kundër Portos?

Skuadra portugeze në fushë të veten dy herë është takuar me Arsenalin dhe çka është shumë interesant jo vetëm që ka qenë pamposhtur, por as gola nuk ka pësuar nga sulmuesit e Arsenalit.

Arsenali shkon në Portugali për ta thyer akullin e mos shënimit të golave kundër Portos. Në të kaluar respektivisht në vitin 2006 dhe 2008 është ndeshur dy herë në Porto, por nuk ia kanë dalë sulmuesit e Arsenalit njëherë të shënojnë, përveç që kanë shënuar në fushë të veten. Porto sa herë është ndeshur me Arsenalin në shtëpi ka arritur rezultat të favorshëm, por jo edhe në Arsenal. Arsenali gjithmonë ka qenë “macja e zezë” kur ka luajtur para adhuruesve të vet, duke e ka shkatërruar me lojë dhe rezultat Porton. Ndeshja e tetës së finales Porto-Arsenal, do të zhvillohet të mërkurën mbrëma (20.45) dhe pritet si zakonisht të jetë lojë e fortë dhe e paqartë deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Përparësia e Portos është se në fushë të veten luan lojë të fortë dhe mbrojtje “bunker” ndaj çdo rivalit. Porto në fushë të veten vështirë është të pësojë gola, por kësaj here Arsenali është i vendosur t’i shënojë gol. Përparësitë e Arsenalit janë se edhe jashtë fushës së vet luan lojë të hapur megjithëse me Porton dy herë që është takuar ka pasur telashe sidomos me mbrojtjen e kësaj skuadre. Statistikat nuk flasin mirë për Arsenalin në Porto. Në dy ndeshjet e zhvilluara në Porto ka arritur një barazim dhe ka humbur një ndeshje, ndërsa në si vendas dy herë e ka gjunjëzuar Porton. Më 26 shtator te vitit 2006 në fazën e grupit, Arsenali para adhuruesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 Porton, ndërsa në ndeshje e radhës të zhvilluar me 6 dhjetor të po këtij vitit në Porto luajti baras (0:0). Edhe më 30 shtator 2008 Arsenali në konak të vetin shënoi fitore të lartë 4:0 në kuadër të fazës së grupit të Champions Leagua, ndërsa më 12 dhjetor të po këtij vitit në Porto humbi 2:0. Këto janë të dhëna që në njëfarë mënyre e bëjnë favoritë Arsenalin në këtë përballje. Porto njihet si njëra prej skuadrave më të papërshtatshme në botën e futbollit sepse dinë dhe ka forcë si gjithmonë t’u bëj telashe të mëdhenjve madje t’i qet edhe jashtë lojës.

2008

12 dhjetor: Porto-Arsenal 2:0
30 shtator: Arsenal-Porto 4:0

2006

6 dhjetor: Porto-Arsenal 0:0
26 shtator: Arsenal-Porto 2:0