16 shkurt 2010

Buffon para suspendimit, e shau Zotin!

Kamerat televizive e kanë kapur portierin e Juventusit, Gianlugi Buffon se si në mënyrë të ashpër shanë pasi ka pranuar golin e parë në ndeshjen e së dielës kundër Genoas. Portieri i Kombëtares italiane për shkak të këtij veprimi mund të bëhet lojtari i parë, i cili do të dënohet pas vendosjes së rregullave të reja të sjelljes nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC). Gjyqtari sipas kësaj Rregullore ka të drejtë të tregojë karton të verdhë, por edhe të kuq ndaj një futbollisti i cili shanë ose fyen në çfarëdo mënyre verbale që mund të dëmtojë njerëzit tjerë, konkretisht shikuesit, sidomos fëmijët. “Pajtohem se veprime të tilla duhet të dënohen pasi sharja e Zotit e fyen secilin besimtar. Fatkeqësisht, sporti profesional ndonjëherë krijon situata të stresit të cilat dinë të prodhojnë një fjalor të pashembullt”, tha portieri Buffon. Ai sqaron arsyen pse ka reaguar në këtë mënyrë. “Isha në atë moment shumë i nervozuar për shkak të lojtarëve dhe tifozëve, dhe vet e kam lejuar të shprehi emocionet të pakontrolluara. Për këtë arsye duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët e mi Amauri dhe Del Piero, të cilët me golat e tyre na e siguruan fitoren”, tha Buffon. Federata e Futbollit të Italisë po rishikon mundësinë që ta dënojë portierin e Juventusit.