16 shkurt 2010

Bayerni premton fitore ndaj Fiorentinës

Bayern-Fiorentina deri më tash kanë zhvilluar dy ndeshje mes vete dhe statistikat janë në favor të skuadrës gjermane.

Futbollistët e Bayernit janë në formë të lartë tashmë e sa javë dhe treguesi më i mirë është rezultatet që po dëshmojnë në kampionatin gjerman. Bayerni premton fitore në Champions Leagua kundër skuadrës së njohur italiane, Fiorentinës nga Firenca. Ndeshja e parë e tetës së finales së Champions Leagua do të luhet në Munih të mërkurën mbrëma, në orën 20.45. Skuadra e Bayernit konsiderohet si favorite, duke marrë parasysh edhe formën e mirë, por edhe potencialin që ka të futbollistëve dhe përvojës më të madhe në këtë rang të garave. Edhe Fiorentina i ka gjasa e veta dhe nuk shkon më flamurë të bardhë. Ajo udhëton me synime për rezultat ta favorshëm që ndeshjen e kthimit në Firencë të pret më e qetë dhe të krijojë mundësi të sigurojë kualifikimin e mëtutjeshëm. Këto skuadra deri më tash janë takuar dy herë mes vete dhe rezultatet janë në favor të Bayernit. Në dy ndeshje të zhvilluara deri më tash mes vete, Bayerni ka fituar një ndeshje dhe njëherë luajti baras. Pavarësisht kësaj të dhëne në favor të gjermanëve, Fiorentina mund të jetë ajo që mund të ia prish llogarit jo vetëm Bayernit, por edhe shumë parashikuesve që e vënë favoritë skuadrën bavaraeze. Në takimin e 21 tetorit 2008, Bayern në Munih fitoi me rezultat 3:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit pas dy jave, në Firencë, me 5 nëntor, luajti baras 1:1. Bayern atëbotë eliminoi Fiorentinën dhe këtë rezultat parashikon ta përsërisë edhe në vitin 2010.

Rezultatet e ndërsjella 2008

5 nëntor: Fiorentina-Bayern 1:1
21 tetor: Bayern-Fiorentina 3:0