01 shkurt 2010

Behrami pritet të jetë titullar

Futbollisti Valon Behrami po kalon formë të mirë dhe të martën mbrëma (20.45) pritet të jetë titullar në fanellën e skuadrës së West Hamit. Skuadra e West Hamit është favorit dhe pret fitore ndaj skuadrës së Wolvesit, në ndeshjen e vlefshme të premierligës. Behrami me shokë do të luftojnë që të shënojnë fitore, me qëllim që të shmangen sa më larg fundit të renditjes së tabelës. Skuadra e Valon Behramit e mban vendin e 15-të me 21 pikë aq sa ka edhe Wolvesi, por që renditet dy pozita më poshtë në tabelën e klasifikimit.