01 shkurt 2010
Salihi 90 minuta në barazimin e Rapidit
Kampioni vjeshtor i Austrisë, Rapidi i Vjenës, në ndeshjen miqësore luajti baras 1:1 me skuadrën bullgare, Chernomorets Burgas. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Hamdi Salihi, është paraqitur në fushë 90 minuta dhe dëshmoi lojë të mirë. Sulmuesi shqiptar me gjithë përpjekjet e pareshtura nuk ia doli që të mposht portierin rival. Për skuadrën e Rapidit shënoi golin e epërsisë Drazan në minutën e 24-të, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e parafundit (89’) nëpërmjet futbollistit Fernando. Salihi është njëri prej shënuesve më të mirë në Austri dhe pret në pranverë të luajë në pozitën e titullarit për Rapidin.